E Diel, 1 Nëntor 2026

Lushnje pranga zyrtareve qe shisnin vende pune ne shtet

Vepronin ne emer te deputetit Tushe dhe ministrit Basha

Prangat jane shtrenguar dje ne duart e kreut te Inspektoratit Ndertimor ne Bashkine e Lushnjes Osman Odises dhe vartesit te tij Dorian Xhaferrit. Policia dhe prokuroria e rrethit kishin kater muaj qe mbanin nen survejim dy personat te cilet akuzohen per mashtrim ne shuma te medha. Sipas organit te akuzes dy zyrtaret e bashkise me anen e mashtrimit pervetesonin shuma te konsiderueshme parash duke premtuar punesim ne institucionet shteterore. Per ta bere me te besueshem mashtrimin dy zyrtaret perdornin edhe emrat e deputeteve dhe lidhjet e tyre me ministra.

Nje kallezim i kryer ne muajin korrik te ketij viti prane Prokurorise se Lushnjes ka qene zanafilla e hetimit katermujor per drejtorin e Inspektoratit Ndertimor te Bashkise se Lushnjes Osman Odise si dhe inspektorin e ndertimit Dorian Xhaferri. Prokurori i kesaj ceshtje Endrit Bimi ndoqi per kater muaj me radhe hetimin dhe me perdorimin edhe te metodave speciale arriti te zberthente gjithe skemen e mashtrimit nga ana e dy zyrtareve.

Duke iu referuar burimeve te grupit te hetimit mesohet se personi qe ka kallezuar ne prokurori i cili eshte mashtruar nga Odiseja dhe Xhaferri eshte nje banor i qytetit te Lushnjes me inicialet L.D. Ky person kerkonte te punesohej ne Policine e Shtetit dhe kishte paguar Odisen per te siguruar punesimin.

Osman Odise dhe Dorian Xhaferri ne zgjedhjet parlamentare te vitit 2009 kane qene anetare te shtabit elektoral te deputetit te Partise Socialiste te Lushnjes Fatos Tushe. Duke shfrytezuar kete fakt ata kishin nisur mashtrimin e te interesuarve per punesim. Ne gracke ka rene L.D. i cili dikur kishte qene polic dhe kerkonte te rikthehej ne pune. Ish-polici eshte treguar i gatshem qe te paguaje 900 mije leke shume e cila sipas dy seksereve Odise dhe Xhaferri do te ndahej mes deputetit Tushe dhe ministrit te Brendshem Basha. Fillimisht i mashtruari ka dhene nje shume prej 400 mije lekesh. Me pas ka dhene edhe nje shume tjeter 300 mije lekesh por kur ka pare se nuk po ndodhte asgje ka vendosur te marre hak.

Ai ka kryer kallezimin dhe ka nisur lojen hetimore duke u vene ne sherbim te organit te akuzes. Tri dite me pare pasi ka marre kontakt me dy zyrtaret mashtrues L.D. u ka thene atyre se ishte gati tu paguante edhe kestin e fundit prej 200 mije lekesh per tu rikthyer ne pune ne Policine e Shtetit.

Por pagesa e fundit ka qene e survejuar nga policia dhe ka perfunduar me arrestimin ne flagrance te Osman Odises dhe Dorian Xhaferrit. Burimet e policise tregojne se Odise ka qene organizator i ketij mashtrimi nderkohe qe Dorian Xhaferri ka luajtur rolin e bashkepunetorit. Mesohet se dy arrestimet do te shoqerohen me te tjera pasi grupi i hetimit gjate zberthimit te skemes se mashtrimit ka verejtur se ne te kane bere pjese edhe persona te tjere. Keshtu burime te sigurta nga policia thone se nje femer eshte shpallur ne kerkim pasi ajo shtirej sikur ishte sekretarja e ministrit Lulzim Basha nderkohe qe presona te tjere kane bere lojen sikur percillnin drejt titullarit te Ministrise se Brendshme kerkesen per punesim. Sipas prokurorise deputeti Tushe dhe ministri Basha nuk kishin dijeni per veprimet e te arrestuarve.

Osman Odise ka qene prej vitesh nepunes i Bashkise se Lushnjes nderkohe qe pak dite me pare u vendos drejtor i Inspektoratit Ndertimor. Per vite me radhe ai ka qene anetar i forumeve drejtuese te LSI-se lokale ndersa se fundi ishte aktivist i Partise Socialiste.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›