E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masakrohet ne detyre oficeri i Task-Forces

Aksidentohet nenkomisar Pajtim Alistafa komandanti i postbllokut policor ne Qafe-Kashar

Vetem nje muaj pasi ishte emeruar ne nje tjeter detyre oficeri i policise Pajtim Alistafa eshte ndare nga jeta kur eshte perplasur nga nje makine teksa ishte ne krye te detyres. Policia tha se nga hetimet paraprake mendohet se aksidenti nuk ishte i qellimshem dhe shume shpejt ka vene ne pranga autorin i cili rezulton te jete Agim Hajdini. Nenkomisar Pajtim Alistafa drejtuesi i shtate efektivave te policise pjese e nje postblloku te organizuar ne autostraden Tirane-Durres eshte marre zvarre per 30 metra nga nje makine BMW me targa te huaja. Menjehere ai eshte derguar nga koleget per ne spitalin ushtarak por nuk ka mundur te mbijetoje.

Njesia Task-Force e policise rrugore e krijuar ne korrik te ketij viti kishte ngritur mbreme nje pike kontrolli ne autostraden Tirane-Durres pikerisht prane vendit te quajtur Qafe-Kashar pjese e te cilit ishte edhe Pajtim Alistafa i cili ishte emeruar ne kete detyre vetem nje muaj me pare.

Rreth ores 1930 ata kane dashur te ndalojne nje makine tip BMW me targa italiane por nga shpejtesia mjeti ka marre perpara 29-vjecarin Alistafa duke e hedhur ne nje largesi prej 30 metrash. Ai ka marre demtime te shumta ne trup dhe ne koke dhe menjehere koleget e kane transportuar per ne spitalin ushtarak. Nga ana tjeter eshte dhene informacioni per makinen qe ka shkaktuar aksidentin e cila eshte larguar nga vendi i ngjarjes. Sherbimet e komisariateve kane ngritur postblloqe dhe brenda nje kohe te shkurter kane mundur te lokalizojne makinen dhe te ndalojne drejtuesin e saj.

Oficeri eshte derguar ne spitalin ushtarak por vetem pak minuta pasi kishte mberritur aty eshte ndare nga jeta per shkak te hemorragjise. Me te marre lajmin e kobshem ne spitalin ushtarak kane mberritur drejtuesit e policise se Tiranes ata te Drejtorise se Policise Rrugore dhe shume oficere te tjere te larte te Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit. Nga ana tjeter ne vendin e ngjarjes eshte derguar nje grup hetimor per te hetuar mbi shkakun e kesaj ngjarje nderkohe qe drejtuesi i mjetit Agim Hajdini dhe personi qe e shoqeronte Erind Katuci jane shoqeruar ne ambientet e Drejtorise se Policise se Tiranes. Sipas te dhenave ekspertet kane keqyrur vendin e ngjarjes per te vleresuar me perpikeri sesi ka ardhur aksidenti dhe per te verifikuar vendqendrimin e punonjesve te policise.

Grupi hetimor ka kryer te gjitha veprimet ne vendngjarje duke pare menyren e perplasjes se oficerit te policise i cili eshte me origjine nga Burreli ashtu si edhe drejtuesi i mjetit 33-vjecari Hajdini i cili i mori jeten. Ky i fundit eshte pyetur nga oficeri i policise gjyqesore por ka deklaruar se perplasja ka qene aksidentale dhe se ishte larguar nga frika. Megjithate kjo mbetet per tu vertetuar ne perfundim te hetimeve qe po kryhen nga nje grup pune nga policia rrugore dhe ajo e hetimit te krimeve. Nderkaq sot ne pyetje do te merren edhe efektivet e tjere te policise qe shoqeronin Alistafen ne momentin e ngjarjes se rende. Gjate dites se sotme pritet te kryhen edhe homazhe per oficerin e rene ne krye te detyres duke shtuar numrin e viktimave ne radhet e policise. Para se te merrte detyren e specialistit prane Task-Forces ne Drejtorine e Policise Rrugore Alistafa mbante funksionin e shefit te postes se policise ne Qytetin Studenti qe varet nga Komisariati nr. 1 ne Tirane.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›