E Diel, 1 Nëntor 2026

Lushnje, qëllohet për vdekje 17-vjecari, policia: dyshohet se po vidhte

LUSHNJE- Një ngjarje e rëndë ka tronditur në orët e vona të mbrëmjes së sotme qytetin e Lushnjes.

Një 17-vjecar me inicialet F.D ka mbetur i vdekur pasi është qëlluar me armë zjarri. Ngjarja e rëndë ndodhi sot rreth orës 22:13 në Kolonjë.

Nga hetimet paraprake policia bën me dije se 17-vjecari dyshohet se po vidhte në një stan, kur është vënë re nga i zoti i stanit, Brahim Gjolena, 69-vjec i cili e ka qëlluar për vdekje të riun.

Policia ka shoqëruar 69-vjecarin, ndërkohë ka nisur hetimet.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›