E Diel, 1 Nëntor 2026

Tadiç përshëndet arrestimin e kriminelëve serb në Spanjë

BEOGRAD- Presidenti i Serbisë, Boris Tadic përshëndeti sot arrestimin e kriminelëve serb që përbënin rrezik për Spanjën duke konfirmuar se vendi i tij ishte shumë pranë fitores së luftës kundër krimit të organizuar.

“Nga këto arrestime, ne jemi një hap larg fitores së luftës kundër krimit të organizuar'', deklaroi Tadic, pas njoftimit nga policia spanjolle për të arrestuarit, mes të cilëve bënte pjesë dhe Vladimir Milisavljevic, një prej autorëve të vrasjes në muajin mars 2003 të kryeministrit serb, Zoran Djindjic, tashmë i dënuar me 35 vjet burg në mungesë nga drejtësia serbe.

"Serbia është sot në pikën për t'i dhënë një goditje fatale krimit të organizuar'', shtoi ai.
Gjatë këtij operacioni, policia spanjolle arrestoi gjithashtu, Luka Bojovic, konsideruar si një prej shefave të "gang de Zemun", organizatë kriminale, përgjegjëse për vrasjen e Djindjic.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›