E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj takime me kongresmenë amerikanë në Uashington

10-02-2012 / Gazeta 55

Gjatë qëndrimit të tij në Shtetet e Bashkuara, ku mori pjesë edhe në seancën për Kosovën të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj në Uashington është takuar me disa kongresmenë amerikanë. Më tej, Hoxhaj pati një takim me kongresmenin Eliot Engel, të cilin ai e ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme, që po i jep Kosovës në periudha të ndryshme kohore. Zoti Engel ka thënë se do të vazhdojë të angazhohet personalisht për sigurimin e njohjeve të reja për Kosovën. Ai gjithashtu ka deklaruar se “situata në pjesën veriore për Shtetet e Bashkuara është e papranueshme dhe e patolerueshme”. Zoti Hoxhaj ka zhvilluar takime të ndara edhe me kongresmenët Adam Smith dhe Geri Peters.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›