E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lushnje, shperthim ne nje depozite solari

Banoret e fshatit Gradisht ne rrethin e Lushnjes jane tronditur nga nje shperthim i forte qe kane degjuar rreth ores 15.30 nga nje depozite solari.

Depozita me sasi solari prej rreth dy kuintalesh ka shperthyer ne nje baxho djathi ne pronesi te Muharrem Krasniqit. Ne momentin e shperthimit baxho ka qene e mbushur me punonjese te cilat po kryenin perfundimin e punes.

Djali i pronarit Admir Krasniqi, 21 vjec, ka qene duke kaluar prane depozites se solarit ne momentin kur ajo ka shperthyer. Presioni i flakeve shperthyese e ka hedhur 21 vjecarin disa metra larg, duke i shkaktuar djegie ne fytyre dhe plage ne veshin e majte.

Kova uji dhe rere kane qene mjetet qe sherbyen per fikjen e flakeve te zjarrit. Policia e rendit dhe zjarrfikeset kane arritur menjehere ne vendngjarje duke bere te mundur fikjen e tij.

Sipas policise, shkak i renies se zjarrit eshte bere nje shkendije elektrike e shkaktuar si pasoje e nje qarku elektrik.
Mungesa e energjise elektrike ne Gradisht ka bere qe baxho te perdorte si lende djegese solarin, nepermjet te cilit behet e mundur mbajtja ndezur e furrave.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›