Berisha i del ne mbrojtje Dobjanit

Gjate nje takimi mes ombudsmenit Ermir Dobjani dhe kryeministrit Sali Berisha, ky i fundit vleresoi veprimtarine e avokatit dhe institucionit ne garantimin dhe mbrojtjen e te drejtave dhe lirive te qytetareve.
Ne vijim te njoftimit zyrtar thuhet se, kryeministri e siguroi zotin Dobjani per mbeshtetjen e plote te tij dhe te qeverise, por i kerkoi gjithashtu te mbaje te gjitha qendrimet ligjore ndaj cdokujt qe dhunon apo nuk mbron te drejtat dhe lirite e qytetareve.
Perplasja mes Policise se Shtetit dhe Dobjanit mori shkak nga nje raport i publikuar, ku ombudsmeni shprehte shqetesimin per shoqerimin e nje 20 vjecari, i cili ishte mbyllur ne komisariatin e Shkodres jashte cdo rregulli dhe sikur te mos mjaftonte kjo, ai ishte dhunuar nga policia.
Por policia pretendoi menjehere se ishte penguar per te hetuar mbi nje ngjarje te 97-es nga avokati, megjithese nuk dha sqarime se perse duhet te perdoreshin menyra te dhunshme dhe te shkeleshin te drejtat e njeriut.
Duke sulmuar avokatin, ne mbrojtje te policise se Shkodres doli menjehere edhe drejtoria e pergjithshme e Policise se Shtetit, nga e cila u konfirmua se Ermir Dobjani ishte paditur nga policia.
Kjo qe u konsiderua nga Dobjani si shantazh, ndersa per ta mbrojtur ate dolen menjehere ne krah te Dobjanit, kreu i OSBE Robert Bosch, Komiteti Shqiptar i Helsinkit dhe Organizata e te Drejtave te Njeriut.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code