E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lushnjë, të zgjedhurit e 8 majit nisin punën

Në prani edhe të përfaqësuesve të Prefekturës së Fierit, kryebashkiaku Fatos Tushe bëri betimin dhe mori detyrën e re.

Këshilli Bashkiak është konstituuar dje, ndërkohë që 35 anëtarët e rinj janë mbledhur për të zgjedhur drejtuesit e tyre. Mbledhja që zgjati tetë orë filloi me vonesë, për shkak se një prej anëtareve të Këshillit, përfaqësuese e PDIU-së, është vetëm 18 vjec dhe dje kishte provimin e fundit të maturës shtetërore.     

Me ardhjen e përfaqësueses së PDIU-së nisi edhe procesi i votimit për zgjedhjen e drejtuesve të Këshillit Bashkiak. Nga 33 anëtarë që ka Këshilli Bashkiak i Lushnjes, dy kandidatët për kryetarë të tij kanë marrë nga 17 vota, për shkak se njëra prej tyre është cilësuar e pavlefshme.

Koalicioni i majtë ka 18 anëtarë në këtë këshill, ndërkohë që të djathtët kanë 17. Në votimin e dytë, kandidati socialist Asllan Haxhiu është zgjedhur kryetar i Këshillit Bashkiak.

Gjithashtu, dje u zgjodhën edhe katër anëtarët e Këshillit të Bashkisë që do të përfaqësohen në Këshillin e Qarkut të Fierit. Tre prej tyre janë nga radhët e socialistëve dhe i katërti është i demokratëve. /Start/

                                                                                             2011-07-01 15:02
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›