E Diel, 1 Nëntor 2026

Unioni i Gazetarëve: Të mos përsëritet incidenti i Qafë-Botës

Vetëm pak ditë pas incidentit të ndodhur në Qafë-Botë të Sarandës, kur reporterët e disa mediave në vend nuk u lejuan të marrin pjesë në peligrinazhin që përkujtonte masakrën e çamëve cdo datë 25 qershor, nga ushtria greke, ka reaguar edhe Unioni i Gazetarëve dhe Klubi i Patriotëve të Rinj. Gazetaret shoqeronin deputetin e PDIU Dashamir Tahirin.
 

Kjo organizatë e ka cilësuar këtë akt absurd dhe shkelje e të drejtës për informim, kjo e parashikuar me ligj.

Unioni i Gazetarëve e ka quajtur këtë incident si shkelje për liberalizimin e vizave, si dhe kanë bërë thirrje shtetit shqiptar që të merren sqarime dhe për të zbardhur një veprim të tillë.
 

Ndërkohë, Unioni i Gazetarëve, bashkë me klubin e Patriotëve të Rinj, kanë paralajmëruar shtetin fqinj Greqinë, që veprime të tilla të paprecedent të mos përsëriten më, asnjëherë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›