Raporteret e KiE Situata politike kemi ardhur per te degjuar palet
Raporterët e Këshillit të Evropës, Tomas Jirsa dhe Grigor Petrenca, mbërritën në Tiranë duke nisur takimet nga Lëvizja Socialiste për Integrim takimet me krerët e politikës shqiptare, në kuadër të misionit të tyre fakt- mbledhës për situatën në Shqipëri.
Gjithçka në funksion të raportit që do t’i paraqitet komitetit të monitorimit të Këshillit të Evropës.
Pas takimit, kreu i LSI-së Ilir Meta tha se mendimi i përbashkët ishte se zgjedhjet ne Shqipëri ishin të standardeve evropiane.
Takimi i radhës ishte në selinë e Partisë Socialiste, me liderin e opozitës, Rama.
Në një prononcim të shkurtër për median dy raporterët, ritheksuan qëllimin e vizitës së tyre, teksa refuzuan të komentojnë situatën politike.
“Diskutuam për situatën politike.
Por ne jemi këtu si vëzhgues dhe jo për të dhënë ndonjë koment, gjykim apo për të dhënë këshilla.
Ne jemi këtu jo të gjykojmë kush është drejt dhe kush është gabim.
Kemi ardhur për të dëgjuar dhe për të përgatitur një raport për Komitetin e Monitorimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës”, tha Tomas Jirsa.
Më pas, raporterët u drejtuan nga selia e Kryeministrisë, raporterët e Këshillit të Evropës zhvilluan takim me kryeministrin Sali Berisha, duke mbyllur dhe axhendën e tyre në Shqipëri.