Meta takim me reporteret e KiE Duhet reforme e re zgjedhore
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta është takuar sot me dy reporterët e Këshillit të Evropës, senatorin çek Tomas Jirsa dhe deputetin moldav Grigore Petrenco.
Në një prononcim për mediat pas takimit, kreu i LSI-së, Ilir Meta tha se gjatë bisedës me dy reporterët e këshillit të Europës u fol për situatën politike, duke theksuar se vendimet e gjykatës dhe të institucioneve janë të padiskutueshme.
“Vendimet e gjykatave janë të padiskutueshme”, ka deklaruar Meta pas takimit. Ai ka theksuar se “qytetarët demonstruan vullnetin e tyre në zgjedhjet e tetë majit”. Meta ka shtuar se dëshmi e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme është dhe rezultati i ngushtë. “Rezultati i ngushtë është funksionim i plotë i Kodit Zgjedhor”, ka thënë ai.
Ndër të tjera kreu i LSI-së tha se gjatë takimit u fol edhe për një reformën e re zgjedhore ndërsa theksoi se së bashku me dy reporterët e KiE-së ndanë mendimet për një përfshirje në kodin zgjedhor edhe të problemeve që u krijuan gjatë zgjedhjeve të këtij viti.
Ndërkohë dy reporterët e Këshillit të Europës janë takuar sot edhe kruen e PS-së Edi Rama dhe më pas do të takohen edhe me kryeministrin Sali Berisha
Vizita e dy reporterëve nga Komisioni i Monitorimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Shqipëri ka si qëllim opinionin fakt-mbledhës për situatën politike që po kalon vendi.