E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lushnjë, var veten në kasolle e reja

Një vajzë 20 vjeçe i ka dhënë fund jetës dje, duke u vetëvarur në kasollen e lopës, që ndodhej pas banesës së saj, në fshatin Çermë të Komunës Dushk të Rrethit Lushnjë. Sipas policisë, ngjarja në fjalë ka ndodhur rreth orës 13:00. Eva Patosi është gjetur e vdekur nga familjarët e saj në kasollen e lopës. Menjëherë është njoftuar policia, që ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. Nga hetimet paraprake ka rezultuar se kanë qenë kushtet e vështira ekonomike që e kanë çuar 20-vjeçaren drejt aktit të vetëvrasjes. Policia e Lushnjës konfirmon se muajt e fundit vajza vuante nga depresioni i thellë psikik.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›