Universitetet, shpallen fituesit përfundimtar

Gjithashtu, lista gjendet edhe në faqen e Ministrisë së Arsimit, e cila sqaron se regjistrimi i fituesve do të bëhet nga data 1 deri më 4 nëntor.
Formulari A3 u plotësua nga 6800 konkurrentë dhe mbi gjysma e tyre janë shpallur fitues. "Në formularin A3 u përfshin 221 programe studimi për 3604 kuota të shpërndara në 11 institucionet publike të arsimit të larët. Agjencia kombëtare e provimeve do të kërkojë në datën 31 tetor 2011 pranë institucioneve publike të arsimit të lartë dhe drejtorive arsimore rajonale dhe zyrave arsimore në formë të shkurtuar listat përfundimtare të fituesve", bëri të ditur Brikena Kollçinaku, zëdhënëse e MASH.
Në dispozicion për këtë fazë ishin vënë plot 3604 kuota të paplotësuara, prej të cilave 757 nuk janë kërkuar fare nga kandidatët.
Ky është regjistrimi përfundimtar për në universitetet publike në vend. Kandidatët për t’u regjistruar duhet të kenë një sërë dokumentesh, si Diplomë të Maturës Shtetërore së bashku me listën e notave, dokument identifikimi (letërnjoftim ID, pasaportë) dhe fotokopje të tij, dy fotografi dhe mandat i arkëtuar i tarifës së regjistrimit në zyrat e Postës Shqiptare prej 1550 lekësh për llogari të universitetit ku është shpallur fitues. /S.Ll/Start/
2011-10-30 16:45