Lushnje, vetëvaret 50-vjeçari për herë të tretë
Lushnje, 4 prill NOA Depresioni dyshohet të
ketë detyruar një 50-vjeçar nga Lushnja ti japë fund jetës duke u vetëvarur.
Ngjarja ndodhi mbrëmë kur Ylli Liçi është gjetur i varur në degën e një peme
ulliri në periferi të qytetit të Lushnjes.
Tentativat e më parshme për ti dhënë fund jetës kishin dështuar pasi plani
fatal i 50-vjeçarit ishte diktuar nga familjarët duke detyruar kështu burrin të
largohet disa kilometra nga banesa e tij për të kryer rehat aktin vetëvrasës.
Mësohet se ai ka shkuar te ullishtat pronë e tij dhe më një litar ka varë veten
në një nga pemët.
Policia e sinjalizuar për ngjarjen mbërriti menjëherë në vendngjarje për të
zbardhur rrethanat e këtij vetëflijimi.
Burime nga policia thanë se nga hetimet e para dyshohet të ketë qenë gjendja e
rënduar e depresionit në të cilën ndodhej 50-vjeçari motivi që e ka shtyrë atë
drejt vetëvrasjes.
Megjithatë hetimet po vazhdojnë për të zbuluar më tej detaje rreth kësaj
ngjarjeje.
a.a/NOA