Kuvajt, Berisha gjen fond për rrugën e Boshtit të Jugut

Kuvajt, 4 prill NOA - Gjatë vizitës zyrtare në
Kuvajt, kryeministri, Sali Berisha zhvilloi sot pasdite një sërë takimesh në
kuadër të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.
Kryeministri Berisha u takua me Drejtorin e Përgjithshëm të Fondit Kuvajtian
për Zhvillimin Ekonomik Arab zotin Abdulahab Al-Bader.
Berisha falënderoi Drejtorin e Përgjithshëm zotin Abdulahab Al-Bader për fondin
e akorduar nga ky Fond dhe nga qeveria e Kuvajtit, për qendrën e Tiranës.
Ky projekt, është një projekt i madh dhe i rëndësishëm si për Tiranën, zemrën
e Shqipërisë, ashtu edhe për mbarë kombin tha Al-Bader.
Nga ana e tij, Drejtori i përgjigjëm i Fondit Kuvajtian për Zhvillimin
Ekonomik, Abdulahab Al-Bader vlerësoi progresin e bërë nga Shqipëria,
veçanërisht në vitet e fundit duke shtuar se së shpejti do të vizitojë
Shqipërinë për të parë më nga afër këtë progres.
Gjatë takimit Berisha u shpreh se do të ishte me interes të madh për
Shqipërinë, mbështetja nga ky Fond e financimit për Boshtit të Jugut, një rrugë
kyçe për Shqipërinë, e cila shkurton shumë distancën me pikat kryesore
turistike të vendit si me Sarandën, etj. Lidhur me këtë projekt, Al-Bader u
shpreh se Fondi i Kuvajtit ishte shumë i interesuar që të ishte pjesëmarrës në
financimin e kësaj rruge së bashku me institucione të tjera të rëndësishme
financiare të rajonit ku bën pjesë Kuvajti.
Zoti Al-bader u shpreh gjithashtu se për zbatimin e këtij projekti madhor duhet
të ketë një shkëmbim dhe një bashkëpunim të shpeshtë mes stafeve teknike dhe
ekspertëve për implementimin sa më të suksesshëm të tij.
a.a/NOA