E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulqizë, përleshje me armë, vritet kalimtari

BULQIZE-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Bulqizë ku një person është qëlluar për vdekje me armë zjarri ndërsa janë plagosuar 2 të tjerë, pas nje sherri me armë mes dy grupeve.

Sipas informacioneve të para ngjarja e rëndë ka ndodhur në qendër të qytetit të Bulqizës ku viktimë ka mbetur shtetasi Femi Kurcami, 48 vjec, kalimtar i rastit.
Policia bën të ditur se ka patur një shkëmbim armësh në mes të qytetit, pak metra larg Bashkisë, ku dy grupe personash në 2 automjete kanë qëlluar më armë në drejtim të njëri-tjetrit teksa kalonin në rrugën kryesore. Si pasojë, Kurcami që ishte duke ecur në këmbë në rrugën e qytetit është prekur nga plumbat duke mbetur i vdekur në vend. Gjithashtu të plagosur kanë mbetur dhe dy kalimtarë.
Menjëherë  janë larguar nga vendngjarja me shpejtësi me automjetet nga të cilat hapën zjarr. Të njëjtat burime konfirmuan se, forcat e policisë që shkuan menjëherë ne vendin e ngjarjes, pasi realizuan veprimet e para proceduriale arriten të identifikojnë dy persona si autorë të dyshuar të ngjarjes, duke i shpallur ata në kerkim
Policia ka ngritur postoblloqe në hyrjet dhe daljet e qytetit me qëllim kapjen e autorëve. Policia dyshon se armët e zjarrit të përdorura nga përleshja kanë qënë 3 automatike dhe 3 pistoleta.

Dy të plagosur rëndë, por jashtë rrezikut për jetën ndodhen në spitalin rajonal të qytetit ku po mjekohen per plaget e marra.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›