“Remzi Hoxha” dëshmon në Kosovë, Avdyl Loshaj
TIRANE- Avdyl Loshaj, një nga personat që u rrëmbye nga SHIK-u në vitin 1995, por që arriti të mbijetojë, ka rrëfyer për herë të parë pas 12 vjetësh në lidhje me zhdukjen e shqiptaro-maqedonasit Remzi Hoxha.
Lajmi konfirmohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, burime të së cilës bëjnë të ditur se i mbijetuari i torturave të SHIK-ut në vitin 1995 është marrë në pyetje nga auroritetet e drejtësisë kosovare.
Mësohet se marrja në pyetje është kryer javën e fundit të dhjetorit, ndërsa Avdyl Loshaj gjendej në shtetin kosovar. Ende nuk dihen detaje të dëshmisë së tij dhe pritet që ajo tu përcillet zyrtarisht institucioneve shqiptare.
Dëshmia e tij konsiderohet kyce për të hedhur dritë mbi fatin e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha. Avdyl Loshaj u gjet në Holandë pas gati 12 vitesh, nga zhdukja e Remzi Hoxhës.
Gjykata pati nisur 2 letër porosi drejt Holondës që nuk u ekzekutuan dot. Ai është dëshmitar okular në rrëmbimin dhe zhdukjen e Remzi Hoxhës, ndërsa pas torturave të SHIK-ut u shtrua në spitalin ushtarak në Tiranë, prej ku u hodh nga kati i tretë duke arritur kështu të mbijetojë dhe me pasi u largua jashtë vendit, dhe ka jetuar për një kohë të gjatë në Holandë.
Për këtë ngjarje të rëndë akuzohen tre ish shikasit, Arben Sefgjini, Ilir Kumbaro dhe Avni Koldashi.
Ata akuzohen për rrëmbimin, torturimin dhe zhdukjen e Remzi Hoxhës, si dhe rrëmbimin dhe torturimin e Avdyl Loshajt dhe Ziso Kristopullit. Sefgjini dhe Koldashi gjykohen në gjendje të lirë, ndërsa Kumbaro ndodhet në Britaninë e Madhe.
(e.n/news24/BalkanWeb)