E Diel, 1 Nëntor 2026

Zv/ministrja e arsimit në 3 vjet Shefe departamenti në Kristal

Të tjera rreth shkrimit Dokumenti zyrtar i Nora Malajt TIRANË – Universiteti “Kristal” i përfshirë në skandalin me diplomën e Renzo Bossit ka në stafin e tij një prej drejtuesve më të lartë të Ministrisë së Arsimit.
Zv.ministrja Nora Malaj aktualisht është pedagoge dhe njëherësh edhe drejtuese e departamentit të Psikologjisë - Sociologjisë në këtë universitet jo – publik. Këtë fakt Shqiptarja.com e zbuloi në CV që shoqëron emrin e Nora Malaj në faqen online të Ministrisë së Arsimit.
Sipas këtij materiali, zv.ministrja Malaj prej tre vjetësh është drejtuese në këtë universitet, por njëherësh ka qenë pedagoge edhe në universitete të tjera të vendit.

EKSPERIENCAT E PUNËS
1987-1992 Redaktore shkencore, në Sektorin e enciklopedisë, në Shtëpinë botuese ”Enciklopedike”, Tiranë
1992-1997 Mësuese në gjimnazin “Qemal Stafa”, Tiranë
1998-2002 Drejtuese në gjimnazin “Qemal Stafa”, N/drejtore
2002 – 2005 Kryetare e Komitetit për Mundësi të Barabarta, “Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale”
2005 – 2008 Drejtues në Institutin e Monumenteve të Kulturës, N/drejtore
2008 në vazhdim Shefe e departamentit të psikologjise- sociologjisë, universiteti jo publik “Kristal”, Tiranë
2005 – 2006 Pedagoge e jashtme në Universitetin e Shkencave sociale, Elbasan, dega letërsi2006 – 2008 Pedagoge e jashtme në Universitetin “Luarasi”, Tiranë
2004-2006 Pedagoge e jashtme dhe bashkëpunëtore e Universitetit të Europës Juglindore”, Maqedoni, Tetovë
Punësimi i numrit dy të ministrisë së arsimit shihet tanimi si një rast konfliktit të interesit, pasi një prej drejtueve të departamenteve në Kristal është njëherësh edhe zv.ministrja e institucionit që DE JURO duhet të kontrollojë cilësinë e mësimdhënies në universitetet shtetërore e private në Shqipëri.

Pyetja që lind është: A ka patur dijeni ministria e arsimit dhe Nora Malaj për diplomimin aq të diskutuar të Renzo Bossit në Shqipëri?

(aq/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›