E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkatërrohet kombëtarja,Haan:Dy gola në pozicion jashtë loje

Kombëtarja shqiptare e futbollit pëson humbjen e radhës këtë herë në Kopenhagen ndaj Danimarkës. Kuqezinjtë edhe këtë herë kanë dështuar nën drejtimin e hollandezit Arie Haan duke thelluar edhe më tej krizën në këtë edicion. Bën përshtypje se edhe këtë herë fajtor për humbjen është trajneri Haan. Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me rezultatin 2-0. Golat për danezët u shënuan nga mbrojtësi Andreasen në minutën e 31-të dhe nga sulmuesi Larsen në minutë e 37-të. Ndërkohë që në mintutën e '80 ka ardhur edhe goli i tretë për danezët, i shënuar nga Poulsen. Ndërkohë në një prononciom pas ndeshjes Trajneri së Shqipërisë me Danimarkën trajneri Haan ka deklaruar se dy gola të Danimarkës ishin në pozicion jashtë loje. Sipas tij, Danimarka ishte skuadër favorite. "Mbrojtja është mjaft e mirë. Dëshiroj të bëjmë lojë sulmuese, por duhet ende kohë për të arritur këtë gjë", tha trajneri. Haan eviton të përgjigjet për qëndrimin e tij sërish si trajner i kombëtares shqiptare.
Ndeshja në stadiumin "Parken" të Kopenhagenit mes Shqipërisë dhe Danimarkës ishte e vlefshme për grupin e parë të eliminatoreve të kampionatit botëror "Afrika e Jugut 2010". Në këtë ndeshje Shqipëria kishte në përfaqësuese lojtarët, Hidi, Curri, Vangjeli, Dallku, Agolli Lika, Bylykbashi, Duro, Skela, Bulku, Berisha. Ndërkohë që Danimarka u përfaqësua nga Sorensen, Agger, Andreassen, Jakobsen, Bogelund, Jorgensen, Poulsen, Jansen, Rommedahl, Larsen, Khalenberg .

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›