Lushtaku i kërkon falje Xharrës

(E plotësuar)Të pandehurit u deklaruan të pafajshëm në të gjitha pikat e aktakuzës.
---
Gjykimi ndaj Sami Lushtakut dhe të akuzuarve të tjera ka nisur me 40 minuta vonesë, kjo pasi gjyqtarja Valbona Musliu për arsye shëndetësore nuk është paraqitur në seancë.
Seanca ka vazhduar me gjyqtaren Lindita Jakupi.
Lushtaku, nëpërmjet avokatit të tij Arianit Koci, ka vendosur t’I kërkojë falje publike Jeta Xharrës, për fjalët që I ka thënë për të.
Sipas avokatit Koci, ato fjalë kanë qenë një keqkuptim prandaj edhe Lushtaku kërkon falje.
Prokurorja ka filluar leximin e pikave të aktakuzës.
----
Nis gjykimi ndaj kryetarit të Skënderajt, Sami Lushtaku dhe të akuzuarve të tjerë në rastin e “BIRN”-it.
Kryetari i Skënderajt, Sami Lushtaku, Qani Mehmedi, Avni Azemi, Rexhep Hoti, Riza Hajdari dhe Arizona Dibra akuzohen nga prokuroria për veprat penale të kanosjes dhe shkelje të statusit të barabartë të qytetarëve të Kosovës./Indeksonline/