Palush Sokoli është vrarë me armë

Një ekip i përbërë nga prokurorë të EULEX-it dhe atyre kosovarë kanë zbuluar dëshmi të reja lidhur me vdekjen e Palush Sokolit në fund të muajit qershor 1999.
“Nga autopsia e bërë në Departamentin e Mjekësisë Ligjore janë gjetur shenja të plagës nga arma e zjarrit në kraharor”, thuhet në njoftimin e EULEX-it.
Sipas tyre, në bazë të dëshmive të mbledhura deri më tash, Palush Sokoli, i cili ishte me aftësi të kufizuara fizike, supozohet se ishte marrë nga shtëpia e tij në vitin 1999 dhe më vonë qe gjetur i vdekur në vendin e quajtur “ Kulla i Ministerit” në rajonin e Pejës.
Prokuroria i bën thirrje të gjithë atyre që kanë informata lidhur me këtë rast që të paraqiten./Indeksonline/