E Diel, 1 Nëntor 2026

Lushtaku për përgjimet: S’ia kam frikën kujt

Njëri prej protagonistëve të skandalin e përgjimeve, Sami Lushtaku tregon edhe një herë "muskujt'.

“Punën e frikës nuk e kam shyqyr. Përgjigjen duhet kërkuar në qeverinë e Kosovës” ka thënë ai derisa është pyetur nga gazetarët të komentojë përfshirjen e tij në skandalin e përgjimeve.

Ai ka thënë se është mësuar të jetë i përfshirë në skandale.

”Nuk është hera e parë që jam protagonist në këto ngjarje” ka shtuar ai, transmeton Indeksonline.

Më herët kishte thënë se nuk e ka ndërmend t’i kërkojë falje askujt.

Këto komenti i bëri derisa inaugurohej Qendra e Regjistrimit në Skënderaj.

Ndërkaq, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut kishte kërkuar kërkim faljen nga personat e përfshirë në skandal.

“Ata që kanë përdorur fjalor denigrues për zyrtarë dhe qytetarë të Kosovës duhet të kërkojnë falje publike”.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›