UEFA krijon Ligën e Kampionëve për juniorë

Edhe qytetet e zhvillimit të ballafaqimeve do të jenë të njëjta me ato të ekipeve të para, sipas gjitha gjasave në fushat stërvitore të skuadrave seniore. Tetë fituesit e grupeve dhe tetë përcjellësit e parë të tyre do të kalojnë tutje në të tetën e finales por që për dallim nga seniorët, do të përcaktohet pas vetëm një takimi.
Trofeu i parë i Ligës së Kampionëve për juniorë do të mbajë emrin e ish presidentit të UEFA-së, Lennart Johansson.
“Besojmë se Liga e Kampionëve për juniorë është mundësi e mirë për të rinjtë. Kemi krijuar këtë garë në të cilën talentët e rinj do të kenë rastin të matin forcat me bashkëmoshatarët e tyre në kuadër të garës elite evropiane. Gara do ti ndihmoj këtyre të rinjve por edhe gjyqtarëve të rinj që do të kenë rastin të ndajnë drejtësinë në ato duele”, deklaroi presidenti i UEFA-së, Michel Platini.