Lustra e fragmentuar
Me interesonte te merrja vesh arsyen e kalimit te anetarit B. nga partia politike ku kishte qene ne levizjen tone. Kisha degjuar per te nuk e njihja por u bera kureshtar mbase pa ndonje arsye fort te qarte fillimisht. E zhvilluam nje takim e pashe qe nuk dallonim per nga botekuptimi e qendrimet politike i besova per ato qe fliste dhe nuk u habita kur pa hezitim me tha qe iu kishte mbushur kupa duke duruar per vite me radhe. Ajo filan parti me tha nuk ishte vend ku mund te shfaqesh mendimet e tua dhe te bashkohesh ne veprim me te tjeret por ishte bere vend ku mendimi tashme ishte pune e kryer dhe ku duhet te durosh veprimet e te tjereve mbi ty. Kjo sigurisht qe ishte e vertete por jo edhe e verteta e tij. Ai nuk kishte ardhur ne Vetevendosje pse iu kishte mbushur kupa por pse iu kishte zbrazur ajo. Kureshtja ime filloi te vetesqarohej. Ajo konsistonte pikerisht ne rrefimin e munguar per ate piken qe zbraz kupen e mbushur perplot per ate piken qe retroaktivisht behet me cilesore se te tjerat. Serish nuk ngurroi aspak dhe filloi ta tregonte tregimin e fundit. Ky ish-anetari B. i partise kohe me pare kishte hetuar nje ndermarrje korruptive ne pushtetin komunal dhe kishte mbledhur faktet e kishte denoncuar nje zyrtar te korruptuar komune qe kishte rastisur te jete i nje partie tjeter. Kishte pritur disa dite qe kjo ceshtje te trajtohej dhe zyrtari i korruptuar te perjashtohej nga puna e te nisnin procedurat gjyqesore kunder tij. Me ne fund e kishte thirrur kryetari i komunes dhe per cudi te tij e kishte kercenuar vete denoncuesin B. me perjashtim nga puna Dy dite me vone e kishte marre ne telefon edhe shefi i madh i partise dhe ia kishte perseritur ate qe ia ka thene kryetari i komunes mbylle gojen ose te hodhem ne rruge me gjithe familje Ne kete pike denoncuesi i mire B. sipas fjaleve te tij e kishte kuptuar qe ne Kosove nuk ka vetem struktura paralele serbe por edhe struktura paralele shqiptare. Ishte vetedijesuar qe prapa zenkave televizive midis partive hidhet vallja e perbashket e tyre e korrupsionit.
Ne keto vitet e pasluftes kemi pasur pafund perleshje rrahje e madje edhe plagosje e vrasje te politikaneve e militanteve partiake. Kreret e partive e kane percare popullin dhe i kane ndersyer njerezit kunder njeri-tjetrit. Ne fund vete ata krere kane lidhur koalicione ndermjet partive te tyre per hir te interesave vetjake karrieriste e financiare. Njerezit e thjeshte kane mbetur te pikelluar pa me te dashurit e tyre ose te deshperuar ne burg nderkohe qe jane te detyruar ti shikojne idolet e tyre partiake tek qeshen bashke para kamerave televizive. Gjithcka i ngjan nje shfaqjeje teatri ku shikuesit nuk e kane ditur qe behej fjale vecse per nje shfaqje teatri nuk e kane ditur se ajo qe po shihnin ishte drame me role e skenar te percaktuar qe me pare. Shikuesit jane grindur e rrahur varesisht lojaliteteve te posacme ndaj aktoreve ne skene te cilet nuk po grindeshin e rriheshin me te vertete. Ne fund te shfaqjes kemi shikues te pergjakur dhe aktore gazmore qe zhveshin kostumet e tyre dhe dalin e pine kafe bashke pas renies se perdes.
Secili prej akronimeve te partive politike qe hyne e dolen nga qeverisjet e pasluftes defilon ndaras e vecmas. Nganjehere edhe ciken lehtas me njeri-tjetrin ashtu plot nur e hir ne kete sfilate qe i dedikohet popullit spektator. Mirepo sfilata e diferencave nominale ne te vertete maskon vallen e perbashket financiare. Duken parti te ndryshme me qellim qe te duken te ndryshme. Ajo qe shohim eshte maska per ate qe nuk duhet ta shohim. Strukturat informale politike jane financiare dhe kriminale te bashkuara pertej ndarjeve formale ndermjet partive politike. Ato nuk shihen hapur mu per shkak te partive politike qe duken per te mos u dukur ne thelbin e tyre. Emrat e partive dhe fytyrat e ndryshme te njerezve te partive jane paravan per unitetin e ketyre strukturave informale qe paraqesin te verteten e sistemit politik ne Kosove. Ato e kane funksionin e fragmentimit te lustres siper substances se njejte. Kjo luster e fragmentuar eshte substanca e pluralizmit politik ne Kosove. Politikanet e establishmentit njemend jane te ndare mirepo kjo ndarje e tyre sherben per ta pasur politiken e establishmentit te bashkuar dhe ne anen tjeter per ta pasur popullin sa me te percare perfundi vetes.