E Diel, 1 Nëntor 2026

Komuniteti Mysliman feston festen e Kurban Bajramit



Lizeta Duro

Te gjithe besimtaret myslimane kane festuar diten e djeshme festen e madhe te Kurban Bajramit. Festa nis qe ne momentet e para te mengjesit me faljen e namazit ku besimtaret i luten zotit tiu fale mekatet dhe per paqe dhe harmoni. Ne Tirane kete rrit mijera besimtare myslimane e kryen ne bulevardin Deshmoret e Kombit nen drejtimin e udheheqesve fetare te Komunitetit Mysliman. Kjo dite personifikon sakrificen e profetit Ibrahim i cili me kerkesen e Allahut pranoi te sakrifikonte djalin e tij Ismailin ne emer te besimit ndaj Zotit. Sipas Kuranit librit te shenjte te myslimaneve ne kete dite eshte plotesuar dhuntia dhe eshte persosur feja. Sot persosa per ju fene tuaj plotesova ndaj jush dhuntine Time zgjodha per ju islamin fe thote Allahu i Madheruar ne Kuranin Famelarte.

Festa

Kjo dite eshte feste per njerezit qe besojne ne fene Islame. Per kete dite eshte betuar edhe Allahu. Agjerimi i kesaj dite i shlyen mekatet e dy viteve te fundit ne jeten e njeriut. Bashke me besimtaret qe kane vizituar e Qabene miliona besimtare te tjere ne shtepite e tyre falin namazin e Bajramit therin kurban me shprese se edhe ata do ti perfshije meshira dhe begatia hyjnore. Sipas besimtareve festa e Bajramit eshte shperblim nga ana e Zotit pas kryerjes se obligimit te peste te Islamit Haxhi. Ne Kurban Bajram lidhet fuqishem segmenti tjeter social prerja e kurbanit me ane te te cilit ne perkujtojme sakrificen sublime te Ibrahimit i cili ishte i gatshem qe per hir te Allahut te sakrifikonte edhe te birin e tij. Qellimi i kesaj feste eshte afrimi me Zotin tone me adhurimin dhe devotshmerine tone sepse as mishi e as gjaku i kurbanit nuk arrin te Allahu por nepermjet tyre arrin perkushtimi dhe devotshmeria qe kemi ne zemer per Zotin.

Situata

Edhe pse ne kete dite ne boten Islame zbatohet zakoni i flijimit duke sakrifikuar nga nje kurban ne vendin tone jo cdo besimtar ka mundur ta festoje kete feste duke iu permbajtur te gjitha detyrimeve. Ne Tirane shume besimtare shpreheshin se nuk kane mundur te bejne nje kurban as te ndihmojne te varferit dhe shkak per kete eshte bere gjendja e tyre financiare. Ata jane shprehur se kane festuar me familjaret me te afert dhe se jane ndjere shume keq duke qene se nuk kane mundur tiu falin sadakane personave ne nevoje sic te meson dhe kuptimi i kesaj feste ne te cilen duhet te paraqitesh shpirtin e sakrifices. E megjithate ne tregun e fruta perimeve ndryshe nga vitet e tjera kur me rastin e festive cmimet rriten djeshem kete vit nuk ka ndodhur keshtu.

Urimet

Ne diten Kurban Bajramit presidenti i Republikes ka percjelle mesazhin e paqes harmonise dhe shpreses per besimtaret myslymane ne te gjithe vendin. Nepermjet nje mesazhi derguar Bashkesise Myslimane Shqiptare dhe Kryegjyshates Boterore te Bektashinjve Topi shprehu bindjen se vlerat morale mendimet e ndritura dhe qellimet e dobishme do ti sherbejne synimit te perbashket per ruajtjen dhe transmetimin ne breza te trashegimise sone te vyer te harmonise dhe te tolerances fetare. Me rastin e Festes se Kurban Bajramit iu uroj perzemersisht shendet begati mbaresi e harmoni ne familjet tuaja mes miq e njerezisht te dashur mes shpreses dhe gezimit per nje te ardhme me te mire dhe te sigurt per ju dhe femijet tuaj. Kjo dite e shenjte ne kalendarin islamik i mbush zemrat e gjithe secilit besimtar mysliman me deshiren per te kryer vepra fisnike per ti qendruar prane njeri-tjetrit me ndjenjen e mirekuptimit sakrifices dhe te solidaritetit ne dite te mira e te veshtira me lutjen qe besimi tek i Plotfuqishmi respektimi i vullnetit te tij te na ndihmoje te gjithe ne shqiptareve per te kapercyer sfidat me te veshtira te jetes dhe per te ruajtur zakonet dhe traditat e paraardhesve tane u shpreh Topi.
Ndersa kryetari i Bashkise se Tiranes Edi Rama ka qene i pari politikan qe ka percjelle urimin e tij ne kete dite feste per besimtaret myslimane. I shoqeruar nga bashkeshortja e tij Linda Rama ka permendur planin per ndertimin e xhamise se re ne kryeqytet dhe ka theksuar se shtepia e re e myslimaneve do te fuqizoje imazhin e harmonise fetare. Sa here dalim nga keto dyer flasim fjale te bukura per bashkejetesen fetare dhe per unikalitetin e ketij qyteti dhe ketij vendi qe jeton me te tria komunitet fetare ne harmoni. Sot une jam shume i lumtur qe pervec fjaleve mund te perserise nismen per ti hapur rruge me ne fund realizmit te xhamise se re e cila ploteson trekendeshin e bashkejeteses fetare duke fuqizuar kete imazh te harmonise fetare. Duke i dhene besimtareve myslimane shtepine e tyre te re e duke i dhene te gjithe kryeqytetasve nje pike te re referimi ne kete qytet. Pertej te gjithave Tirana eshte nje qytet unik qe mund ti tregoje botes nje shembull te jashtezakonshem lidhur me bashkejetesen fetare u shpreh Rama. Nen pranine edhe te perfaqesuesve te Komunitetit Mysliman Bashkia e Tiranes organizoi ne sheshin Partizani i Panjohur dreken e Kurban Bajramit per rreth 200 besimtare myslimane ne nevoje. I pranishem edhe ne kete dreke Rama tha se Bashkia e Tiranes tregon e do te vazhdoje te tregoje ndaj shtresave te cilat perdite perballen me veshtiresite dhe problemet e jetes se perditshme si shprehje e harmonise tolerances bashkejeteses komunitare ne kryeqytet. Sipas Rames ngjarje te tilla jane simbol i harmonine se plote fetare qe ekziston jo vetem ne kryeqytetin tone por ne mbare vendin shembull kuptimplote i solidaritetit dhe tolerances fetare nje dite e gezuar qe simbolizon ngjalljen e shpreses dhe miresise ku secili prej nesh i ben thirrje ndergjegjes se tij duke kremtuar besimin por njekohesisht edhe duke nxjerre ne pah perkushtimin dhe sakrificen. Kreu i Bashkise ne festen e Kurban Bajramit beri apel per kedo qe ka dicka ne dore per te permiresuar jeten e perbashket te kuptoje se eshte momenti me i mire per te menduar per te gjithe ata qe kete gezim e kane te rralle dhe te kontribuoje ne ndihme te tyre.
Edhe zevendes kryeministri Ilir Meta gjate vizites ne Seline e Bashkesise Myslimane Shqiptare dhe ne Seline e Shenjte te Kryegjyshates Boterore Bektashiane ku u prit nga Kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar Haxhi Selim Muca dhe me pas nga Kryegjyshi Boteror i Bektashinjve Haxhi Dede Reshat Bardhi uroi besimtaret mysliman per Festen e Kurban Bajramit.
Dua te uroj te gjithe besimtaret dhe te gjithe shqiptaret ne kete dite kaq te bukur dhe me kete feste kaq te bardhe sa me shume harmoni dhe dashuri me njeri-tjetrin. Dhe natyrisht qe kjo eshte nje feste e madhe sepse vjen ne nje moment te shkelqyer per cdo qytetar te Shqiperise. Ne nje moment kur shkalla e lirise dhe dinjitetit eshte me e larte se asnjehere tjeter me pare e natyrisht me kete Shqiperi demokratike dhe me kete Shqiperi europiane u shpreh Meta. Sipas zv. Kryeministrit dhe njekohesisht ministrit te METE nuk ka dyshim qe edhe besimi te Zoti ka pasur dhe ka rolin e tij prandaj ne festa te tilla te gjithe shqiptaret bashkohen sepse natyrisht qe keto festa e bejne jeten me te bukur e bejne shoqerine me njerezore dhe forcojne solidaritetin dhe harmonine per te cilen kane nevoje edhe politikanet.

17 Nentor 2010

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›