Vizat dhe demaskimi i mediokritetit te arsimit shqiptar
Vendimi per heqjen e Shqiperise nga lista e zeze e Shengenit ka per te sjelle nje ndryshim radikal cilesor dhe sasior ne mundesite e qytetareve shqiptare per te udhetuar neper bote. Sipas raportit vjetor te Henley amp Partners mbajtesit e pasaportes se Shqiperise mund te futen pa viza ose duke e marre vizen ne kufi ne te pakten 58 shtete dhe me hapjen edhe ndaj zones se Shengenit ky numer shtohet me 31 shtete te tjera me nje total prej 89 shtetesh. Kjo gje na fut ne pesedhjeteshen e pare te renditjes se listes qe rendit vendet e ndryshme ne baze te numrit te shteteve qe mund te vizitohen lirshem prej tyre.
Mirepo izolimi i Shqiperise nga barrierat e vizave ne fakt ka maskuar nje tjeter problem akoma me te rendesishem te shoqerise shqiptare mungesa e kapaciteteve konkurruese te burimeve njerezore. Deri tani eshte pretenduar se shqiptaret nuk kane mundur te zene pozicione kyc ne nivel nderkombetar neper biznese tregti apo te tjera profesione e fusha per faj te pamundesise per te udhetuar e per te konkurruar ne menyre te barabarte me shtetas te shteteve te tjera. Heqja e vizave Shengen dhe eventualisht eliminimi apo lehtesimi i vizave per shtete te tjera ka per te nxjerre ne pah ne menyre te hidhur prapambetjen e burimeve njerezore shqiptare.
Nje nder pergjegjesite me te medha te te gjitha qeverive shqiptare te tranzicionit ka qene padyshim lenia pas dore e arsimit. Problemi kryesor eshte arsimi parauniversitar i cili duhej te ishte shqetesimi kryesor i qeverise perderisa behet fjale per qytetare nen moshen 18 vjec per te cilet shteti ka pergjegjesi me te madhe. Sot qeveria aktuale e perqendron tere vemendjen ne arsimin universitar sepse kuptohet qe studentet jane ne moshe per te votuar dhe gjithashtu aty mund te terhiqen edhe me shume para. Femijet apo adoleshentet qe i perkasin arsimit parauniversitar nuk kane te drejte vote dhe nuk kane burime te ardhurash personale e per rrjedhoje kane paraqitur nje interes te kufizuar per politikanet te cilet votat e parate i kane motivet kryesore.
Jo vetem qe qeveria ka lene pas dore keta sektore por eshte edhe duke e demtuar rende cilesine e arsimimit te qytetareve shqiptare duke deformuar radikalisht tregun e punes. Pikesepari niveli i nepotizmit dhe korrupsionit ne strukturat qeveritare ka bere qe nje pjese e mire e qytetareve te rendin drejt kurseve universitare si shkencat politike jurisprudence e te tjera fusha te ngjashme me shpresen se do te behen te pasur nepermjet korrupsionit sikurse vihet re qarte qe ka ndodhur me te tjere zyrtare. Nje tjeter problem ka te beje me theksimin e sasise perkundrejt cilesise. Zyrtaret e larte krenohen per shifrat ne rritje te studenteve universiteteve programeve apo diplomave mirepo keta numra nuk tregojne asgje per cilesine apo impaktin e ketyre ndryshimeve. Kjo demagogji te kujton regjimin e kaluar kur zyrtaret krenoheshin me rritjen e toneve te prodhimit te celikut te nxjerrjes se mineraleve apo te rendimenteve te prodhimit te drithit nderkohe qe situata perbrenda eshte me te vertete e kalbur dhe ngjan me nje mine me sahat.
Gjithashtu diplomomania dhe masteromania qe po kultivohet e mundesohet nga qeveria qofte duke nxitur shqyerjen e pranimeve ne universitete publike e qofte duke mbyllur te dyja syte perpara abuzimeve qe po vijne ne rritje ne sektorin privat ka per te shperthyer keq ne nje kohe te dyte. Ky masivizim eshte duke e larguar vemendjen vetem perkohesisht nga papunesia dhe mungesa e vendeve te reja te punes por nuk do e zgjidhe aspak kete problem. Madje do e shtoje sepse pritshmeria apo pretendimet e te rinjve te diplomuar do te jene shume me te larta sesa po mos te kishin marre ndonje diplome te lodhur ne ndonje universitet publik periferi apo ndonje universitet privat fitimprures te papergjegjshem e per rrjedhoje edhe zhgenjimi e deshperimi nga papunesia do te rritet. Per mos te folur pastaj per vetedijesimin ne nje kohe te dyte per demin e pakthyeshem qe u eshte shkaktuar nga nje arsimim i dobet si dhe vitet e humbura kot per nje cope letre te pavlefshme.
Po ashtu eshte lene teresisht jashte dore arsimi profesional si dhe i ashtuquajtur arsimi i vazhdueshem per te rritur lifelong education te cilat jane vecanerisht te rendesishme per kontekstin shqiptar. Pra duket qarte qe politikat arsimore nuk kane kurrfare perputhje me tregun e punes. Ne fakt kjo te kujton situaten qe u krijua me laburistet ne Britanine e Madhe nje dekade me pare te cilet kur erdhen ne pushtet u zotuan qe te conin mbi gjysmen e maturanteve ne universitet mirepo pas pak vitesh u krijua nje inflacion i jashtezakonshem programesh dhe te diplomuarish qe kishin shume pak kerkese ne tregun e punes. Madje vitet e fundit eshte bere nje lloj mode e praktike masive qe individe me diploma universitare ne humanitete apo shkenca sociale te vene e te ndjekin kurse profesionale per te marre zanate si hidraulike apo elektriciste te cilat nuk kane kurrfare lidhje me universitetin qe kane bere.
Mirepo situata e tanishme nuk tregon vetem per papergjegjshmeri apo paaftesi te zyrtareve te larte kur flitet per arsimin por tregon edhe per nje rrezik qe po shihet gjithnje e me dendur. Ashtu sikurse ne sektore te tjere te shoqerise po vihet re gjithnje e me dendur se politikat arsimore po bien pre e interesave private dhe klientelizmit politik. Rasti me tipik jane universitetet private ku duket qarte se ka zyrtare te shumte qe mitemarrjen e kane maskuar me kinse angazhime mesimdhenese neper keto institucione duke marre rroga tejet te majme qe nuk perputhen aspak me kontributin e tyre. Njerez afer pushtetit apo me pushtet jane duke hapur e zgjeruar institucione apo programe te reja te arsimit te larte jane duke siguruar akreditimin shteteror pa permbushur kriteret me bazike. Jane pare edhe raste te qarta e te pacipa te favorizimit prej pushtetit te universiteteve private me veprimtari te dyshimte sikurse ishte para pak vitesh vizita e Kryeministrit dhe ministrit te Arsimit ne nje universitet privat shume te perfolur dhe deklarata e tyre se po kishin te benin me universitetin me serioz ne Shqiperi e madje me te mirin ne Ballkan.
Per ta bere akoma me keq situaten qeveria eshte duke krijuar gjithnje e me dendur nje kerkese te rreme per certifikata sikurse eshte rasti i pasjes se nje rritje te rroges nese zoterohet nje master pa dalluar per cilesi apo origjine masteri e pa pyetur per performancen apo te tjera kritere me objektive te punesimit apo futjes se kerkeses per te pasur master nder mesues te sistemit publik padyshim qe universitetet private kane futur duart e mandej ferkuar duart prej ketyre nismave te qeverise.
Duke qene se sektori i arsimit privat eshte duke u ngarkuar dhe shtimi i aktoreve eshte duke kercenuar normen e fitimit tanime keto institucione te dyshimta te arsimit te larte jane duke shprehur hapur oreksin per te futur duart ne thesin e madh te buxhetit publik duke bere presion per te sajuar skema te reja financimi publik. Pra duke kerkuar qe te perfshihen ne lojen e tendermarresve te tjere per te mjele sa te munden parate e taksapaguesve.
Ashtu sikurse ndertuesit qe kane qene pronaret kryesore te mediave ne Shqiperi nuk eshte aspak rastesi qe pronaret e rinj te mediave si UFO TV Planet TV apo MAPO jane pikerisht pronare te universiteteve private qe duan te instrumentalizojne masmediat per te siguruar favore politike.
Ne kete batak ku eshte duke u zhytur Shqiperia heqja e vizave eshte e vetmja gje qe te ngjall shpresen se situata mund te ndryshoje sepse njerezit do te kene mundesi per te pare pertej mocalit te perdorin sisteme te reja te referimit e te vleresimit dhe te kuptojne kontrastin e thelle midis realitetit perendimor dhe atij provincial shqiptar. Vetem te rritja e mobilitetit te rinise shqiptare mund te varet sot shpresa se shqiptaret duke udhetuar kane per ta pesuar e kane per te mesuar se sa i pavlere eshte ne nje treg nderkombetar pune shkollimi qe ata kane marre ne Shqiperi.