E Diel, 1 Nëntor 2026

Lustracioni, Topi: Ishte antikushtetues, dosjet do zbulojnë çudira

Kukës- Përplasja Presidencë-Kryeministri duket se s’ka të ndalur që prej 2 Marsit, kur presidenti Topi mungoi në ceremoninë përkujtimore për 568-vjetorin e Besëlidhjes në Lezhë.

Ditën e sotme kreu i shtetit Topi ka ‘shfryrë’ lidhur me akuzat e kryeministrit Berisha, sipas të cilit presidenti nuk ka firmosur ligjin e Lustracionit në mënyrë që të mos ndëshkohehsin hanxharët e sitemit komunsit.

Unë, natyrisht që jam në dijeni të deklaratave dhe të një inkursioni të organizuar. Sërish, duke dalë mjaft njerëz e duke akuzuar, unë kam ruajtur një profil shumë institucional, nuk jam marrë me ta, por duke dalë kryeministri, sigurisht një përgjigje për të e kam. Për ta parë çështjen e ligjit në fjalë, ky është një ligj, që është kthyer si antikushtetues nga Gjykata Kushtetuese. Është një ligj që mori një kontestim të ashpër, do të thoja, edhe nga Komisioni i Venecias, edhe nga partnerët ndërkombëtarë”- tha Topi.

Presidenti ka deklaruar se fillimisht nga ana morale kryeministri duhet të japë shpjegime për fotot me zyrtarë të diktaturës duke nënvizuar se 22 vjet me rradhë kryeministri nuk ka përmbushur as premtimet për të përndjekurit dhe ish-pronarët.

Pastaj ka diçka tjetër që ka të bëjë me moralin. Ju e dini që njeriu që akuzon duhet të japë shpjegime për polifotot me anëtarët e Byrosë Politike të kohës së diktaturës dhe është gati-gati ironike dhe një hipokrizi e papranueshme që në krye të Komisionit të Ligjeve, aty ku çertifikohen ligjet edhe për të përndjekurit, është pasardhësi i një personazhi të nomenklaturës së lartë të kohës së diktaturës. Pra, ky personazh, ka marrë pak a shumë pamjen dhe fizionominë e David Koperfildit. Është bërë iluzionist. Ka njëzet e dy vjet që u thotë shqiptarëve se do tu kthejë pronat dhe nuk ua kthen. U thotë të përndjekurve politikë që do të kompensoheni dhe për njëzet e dy vjet me radhë nuk e bën. Ndërkohë që ka qenë detyrimi i parë për ta realizuar. Pikërisht ky ka qenë programi i Partisë Demokratike, për të cilin ne jemi rivotuar në vitin 2005, për të cilin ne kemi bërë një luftë që ka qenë shumë parimore dhe kjo punë nuk mund të shkojë më me deklarata. E ka pasur mundësinë. Ka shtatë vjet që është për së dyti në pushtet dhe nuk e bën”- tha më tej presidenti.

Topi ka shtuar për gazetarët se është ‘pro’ hapjes së dosjeve, përmes së cilave do të zbulohen gjëra të paimagjinueshme edhe për persona që sot janë në politikë.

“Pra, kur bëhet pastaj ballafaqimi i figurave që nuk kanë të bëjnë fare me diktaturën, por që kanë konsumuar diktaturën e të tjerëve, ndërkohë që ky personazh që nga vitit 1968 është anëtar i Partisë së Punës, Sekretar Partie, dhe njëzet e dy vite të tjera bën përralla me komunizmin dhe nuk i kompenson realisht duke e pasur në dorë mekanizmin, atëhere thoni ju se ku qëndron e vërteta. Pra, unë jam edhe njëherë, për hapjen e dosjeve, dhe të jeni të sigurtë se me hapjen e dosjeve shqiptarët do të shohin çudira edhe tek ata që merren me politikë- shtoi më tej presidenti Topi gjat një vizitë që po zhvillon në qytetin e Kukësit.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Topi ne samit: Jahjaga duhet te ishte ne Beograd Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, i është kundërpërgjigjur deklaratave të...
  2. Dorheqja e Spahiut, Topi: Ishte zgjedhje individuale, e respektoj Tiranë- Presidenti i Republikës dhe njëkohësisht kryetari i KLD- së,...
  3. Topi, keqardhje për “plehrat” TiranëPresidenti i Shqipërisë Bamir Topi ka reagur sot ndaj rrëzimit...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›