E Diel, 1 Nëntor 2026

Berat- Shëmbet magazina, humb jetën 4-vjeçari, plagoset daja

Berat- Një 4-vjeçar ka mbetur i vdekur dhe një i afërm i tij është plagosur për shkak të shembejs së një ndërtese në Lapardha 2 të Beratit.

Franko Bejdo ka qënë duke luajtur me kushëririn e tij moshatar në një magazinë teksa ajo është tronditur për tu shëmbur më pas.

Daja i dy fëmijëve ka tentuar të hyjë në ndërtesë për të shpëtuar nipërit e tij, por ka mundur të nxjerrë vetëm njerin prej tyre. Teksa 4-vjeçari tjetër ka humbur jetën nën gërmadha.

Ndërkohë ka mbetur i plagosur Haxhi Gjeli, daja i 4-vjeçarit, i cili është shoqeruar drejt spitalit të Beratit.

Sipas policisë shkak i shëmbjes së ndërtesës është bërë amortizimi i saj dhe abuzimi nga persona që merrnin materialet e saj për skrap.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Miniera e Bulqizës- Shëmbet galeria, humb jetën 56 vjeçari Bulqizë- Një tjetër shëmbje masive dheu u shenua sot në...
  2. Durrës- Furgoni përplas motorçikletën, plagoset 61 vjeçari Durrës- Një person ka mbetur i plagosur ditën e sotme...
  3. Aksident i rëndë në Sukth, humbin jetën dy persona, plagoset një tjetër Durrës- Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e para...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›