E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Opozita bllokoi 2 vjet statusin, rast unik në Europë

TIRANË- Kryeministri Berisha, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e komitetit ndërministror të Integrimit fajësoi sërish opozitën se po bllokon proceset integruese në vend, duke e cilësuar si rast unik në Europë.

“E tërë historia e BE është histori konsensusi dhe bashkëpunimi. Shembulli shqiptar është unik dhe absolutisht këtë praktikë ku mazhoranca mirato ligje dhe opozita nuk i voton, është praktikë e papranueshme për vendet anëtarë. Si kryeministër nuk jam ai që mendoj se mund të pretendohet një gjë e tillë. Nuk ka më të papranueshme të mos votohen reformat e një procesi që synon ti bëjë shqiptarët më të begatë dhe sigurtë. Mosvotimi i reformave la Shqipërinë dy vjet pa status. Opozita deklaroi se pas zgjedhjeve të 8 majit 2011 do votojë çdo gjë që kërkohet për integrimin Europain. Ajo që ndodhi javën e kaluar ishte tërësisht melodia e vjetër, muzika e vjetër e bllokimit”,- deklaroi Berisha.

Kryeministri Berisha i ka bërë thirrje opozitës për bashkëpunin për plotësimin e rekomandimeve.
“Në njërin aspekt qeveria duhet të bëjë gjithcka për zbatimi në të gjitha standardeve të raportit. Në anënë tjetër duhet të komunikojmë me komisionin e integrimit që të raportojë sa herë që kërkohet nga ky komision sikundër të përshtasim qëndrimet me ato të cilat bihet dakort në komisionin e integrimit. Dua të theksoj se procesi i integrimit europian është proces gjithëpërfshirës për komisionin europian dhe vendet anëtare”,- deklaroi Berisha.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›