Lutaj: Të distancohet nga aktet e dhunës në Ruzhdie
10/03/2010 Apeli për PD
Deputeti i PS-së, Piro Lutaj dënoi dje aktin kriminal që ka ndodhur në fshatin Ruzhdie, kur një nga komisionerët e Partisë Demokratike ka dhunuar një simpatizant të Partisë Socialiste. Sipas Lutajt, një incident i tillë u krijua vetëm sepse simpatizanti i PS-së kishte shprehur në media mendimin e tij mbi manipulimin e zgjedhjeve të 28 qershorit. “Është e papranueshme që qytetarët shqiptarë të dhunohen, sepse guxojnë të shprehin mendimin e tyre të lirë, qoftë edhe kur ky mendim bie ndesh me interesat e partisë në pushtet. Për këtë arsye, në emër të Partisë Socialiste i kërkoj Kryeministrit Berisha dhe Partisë Demokratike që të distancohen publikisht nga ky akt i shëmtuar i ndërmarrë nga një prej përfaqësuesve të kësaj force, që për më tepër është nën hetim për krimin e manipulimit të zgjedhjeve të 28 qershorit. Në të kundërt, kemi arsye të dyshojmë se kryerja e këtij akti vetëm një ditë pas vizitës së Sokol Olldashit në atë zonë nuk është e rastësishme”, vlerësoi Lutaj. Gjithashtu, në emër të PS-së, ai i kërkoi Kryeministrit Berisha dhe Partisë Demokratike që të heqin dorë nga gjuha e konfliktit dhe urrejtjes që kanë prodhuar deri tani shumë raste të rënda sulmesh, madje edhe atentatesh ndaj përfaqësuesve të Partisë Socialiste.