Vidhet dhe më pas gjendet trupi i vdekur i ish-Presidentit të Qipros greke
10/03/2010 Qipriotët thuhet se janë tronditur nga ky lajm dhe se krerët grek e turq të ishullit të ndarë të Qipros janë mbyllur në bisedimet e ribashkimit. Këto bisedime komplekse i kanë bërë dy pjesët e ndara dhe mendohet se kanë bërë një përparim margjinal pas 18 muajve bisedime me ndërmjetësim ndërkombëtar.
Missing body of Cyprus ex-leader is found
NEW YORK CITY: Media amerikane njoftoi sot se një rast i pazakontë ka ndodhur mbrëmë në pjesën e Qipros së udhëhequr nga grekët. Mediat njoftuan se policia kishte vendosur një shpërblesë "të majme" për të gjetur personin që ishte prapa vjedhjes së çuditshme. Shtypi thotë se bëhet fjalë për vjedhjen e trupit të vdekur të ish-Presidentit të Qipros, të ndjerit Tasos Papadopulos. Ministri i drejtësisë, Louca, tha të martën, disa orë pasi trupi u gjet i hedhur në një territor varrezash qytetare, në afërsi të kryeqytetit të Qipros, Nikosia, se anëtarët e familjes së Papadopulosit kanë përgënjeshtruar lajmin se kanë bërë ndonjë kërkesë për "shpërblim të majmë" për gjetjen e trupit të ish-Presidentit Tasos Papadopulos.
Ministri Loucas Louca tha gjatë një konference shtypi sot se familja e Papadopulosit "kishte marrë një kërkesë për shpërblim për kthimin e trupit nga autoritetet vendase (policia) dhe se policia konfirmoi se trupi i ish-Presidentit të Qipros, Tasos Papadopulos, u vodh në fund të vitit 2009 (dhjetor), pasi u zhvarros nga varri i tij në rrethinat jugore të Nikosias. Për gjetjen e trupit të vdekur të ish-Presidentit Papadopulos familja tha se nuk kishte paguar para.
"Përfundimi është se shpërblimi ishte pas vjedhjes dhe nuk kishte asnjë motiv politik", u tha Louca gazetarëve, duke shtuar se familja kishte kontaktuar me policinë pas marrjes së kërkesës së pagesës.
Por dy zëdhënës të familjes hodhën poshtë deklaratën e Loucas, duke thënë për gazetarët se familja nuk kishte marrë asnjë kërkesë të tillë.
"Zyrtarët duhet të jenë shumë të kujdesshëm kur të hapin gojët e tyre", tha Vassilis Palmas, ish-zëdhënësi i Qeverisë gjatë qëndrimit të Papadopulosit dhe një mik i ngushtë i familjes Papadopulos. Një tjetër mik i ngushtë i familjes, i cili ka qenë duke vepruar si zëdhënës i tyre, Chrysis Pantelides, u tha gazetarëve se "nuk ka kërkesa për shpërblim të bëra për të gjetur trupin e vjedhur të ish-Presidentit të Qipros, Papadopulos, në emër të familjes. Në asnjë kohë nuk kishte një informacion të tillë, që të kalohet tek autoriteti i familjes Papadopulos."
Burime amerikane nga Nikosia thonë se gjetja e trupit të vdekur të ish-Presidentit të Qipros, të ndjerit Tasos Papadopulos, "ishte kthesë e fundit në një hetim enigmatik që e kishte hartuar Agjencia Federale e Hetimeve Amerikane - FBI, Interpoli dhe forca të sigurimit të zbatimit të ligjit izraelite.
Një "shpërblim i majmë" i policisë çoi dikë ti telefonojë dje policisë, duke sqaruar në anonimitet të plotë se "dikush e çoi trupin e ish-Presidentit të Qipros, të ndjerit Tasos Papadopulos, të hënën mbrëma në varrezat publike në periferi të Nikosias, në lagjen periferike “Tseri”, në jug të ishullit qipriot grek. “Autoritet menjëherë, me të marrë trupin, kanë filluar të bëjnë testimin e ADN-së, duke konfirmuar sot se kufoma e dekompozuar ishte trupi i ish-Presidentit të Qipros, Tasos Papadopulos”, tha zëdhënësi i policisë së Nikosias, Mihalis Katsounotos.
Katsounotos tha se policia për çështje hetimesh nuk do të japë hollësira mbi gjendjen e kufomës dhe gjetjen e saj, por tha se më shumë detaje do të bëhen të njohura në një konferencë shtypi pas së martës.
Roja i varrezave dhe kujdestari i tyre, Petros Avraamides, i tha agjencisë gjysmëzyrtare të lajmeve qipriote “se trupi i Papadopulosit u gjet në një varr ku është varrosur një person tjetër, dhe mediat lokale raportuan se trupi ishte brenda varrit, mbuluar me një shtresë të hollë të tokës.”
Qipriotët thuhet se janë tronditur nga ky lajm dhe se krerët grekë e turq të ishullit të ndarë të Qipros janë mbyllur në bisedimet e ribashkimit. Këto bisedime komplekse i kanë bërë dy pjesët e ndara dhe mendohet se kanë bërë një përparim margjinal pas 18 muajve bisedime me ndërmjetësim ndërkombëtar.
Ndërsa policia ka konfirmuar deri tani se thirrja në polici është bërë nga një kabinë telefoni disa kilometra (kilometra) larg nga varrezat ku u gjend kufoma, tha zëdhënësi i policisë në Nikosia, Katsounotos, duke shtuar se hetuesit janë duke ekzaminuar kabinën për shenjat e gishtërinjve dhe provat e tjera që mund të çojnë në identitetin e telefonuesit.