Vranë muratorin me dërrasë, dy të pandehur
10/03/2010 Prokuroria mbyll hetimet për ekzekutimin e Pajtim Elezit. Zbardhet mekanizmi i krimit
Motivi i ngjarjes, një sherr banal mes viktimës dhe autorëve
TIRANE- Një sherr banal i ndodhur në ambientet e një lokali në Shkozë është bërë shkak i ekzekutimit të muratorit Pajtim Elezi. Ky është konkluzioni përfundimtar i Prokurorisë së Tiranës, e cila lidhur me këtë ngjarje ka mbyllur hetimet dhe ka marrë të pandehur dy personat e dyshuar të vrasjes, që quhen Altin Koldashi 17 vjeç dhe Fatjon Leka 37 vjeç. Sipas organit të akuzës, dy të pandehurit pasi kanë shkëmbyer fjalë të ndërsjella me viktimën, e kanë goditur atë disa herë me një dërrasë në kokë, gjë e cila i ka shkaktuar edhe vdekjen e menjëhershme. Trupi i pajetë i Elezit u gjet nga banorë të lagjes së Shkozës, në orët e para të mëngjesit, disa metra larg vendit ku mendohet të ketë pasur fillimisht një përleshje trup me trup mes viktimës dhe autorëve dhe më pas vrasja e tij me sende të forta. Në kërkesën për gjykim thuhet se trupi i tij është hedhur nga dy të pandehurit pranë një shtëpie. Pikërisht kanë qenë banorët e kësaj shtëpie që konstatuan të parët trupin e pajetë dhe menjëherë kanë lajmëruar policinë. Pas hetimeve të kryera kjo e fundit arriti të zbulojë autorët e krimit, të cilët ishin larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Ndaj dy të pandehurit është ngritur akuza e vrasjes me dashje dhe armë mbajtjes pa leje.