E Diel, 1 Nëntor 2026

"Lutem per vendim tim" sjell lutjet e Nene Terezes ne gjuhen shqipe Izaura Ndoj

Ne kete 100 - vjetor te Pavaresise, eshte kujtuar permes imazheve dhe poezive ikona e paqes, Nene Tereza. Gjate nje ceremonie te mbajtur ne Teatrin Kombetar te Operes dhe Baletit, eshte promovuar albumi me foto dhe lutje te Nene Terezes konceptuar nga dy autore Visar Zhiti dhe Roland Tasho, si nje botim qe evidenton nepermjet fotove dhe lutjeve te saj ne gjuhen shqipe, lidhjen e forte shpirterore te Nene Terezes me Shqiperine dhe shqiptaret. Imazhet emocionuese e domethenese sjellin para syve vazhdimesine e misionit te saj, si dhe gjendjen e njerezve, te cileve ajo u kushtoi gjithe jeten. Per fotografin Roland Tasho, ky album me fotografi kushtuar lutjeve te saj ne gjuhen shqipe ka nisur prej disa kohesh, nje album qe te shkonte per shtat me 100-vjetorin Pavaresise, nje album qe te kujtonte vepren e saj dhe cka ajo la pas. "Albumi permban rreth 70 fotografi, ka poezi te pershtatura nga Visari Zhiti. Per realizimin e ketij albumi ka ndihmuar edhe Petrit Kumi, duke sjell disa nga momentet me pikante te Nene Terezes". Sipas Tashos, ky projekt ka kohe qe ka nisur me mbeshtetjen e Ministrise se Kultures dhe Drejtorise se Librit. Ndersa, per Visar Zhitin fakti qe iu dha mundesia te ishte pjese e ketij albumi, ishte nje fat dhe nje mundesi e madhe per te prekur nga afer nje pjese te jetes se saj. "Ky eshte nje album me imazhe dhe fjale nga Nene Tereza, eshte i pari ne llojin realizuar per Nene Terezen me shqiptare dhe personalitete shqiptare. Lutjet dhe parathenien e ketij albumi e kam shkruar une, lutjet jane te perzgjedhura, ku me e rendesishmja ne kete pjese jane porosite e jetes, shenjtores se koheve moderne, gruaja me njohur e planetit", - shprehu Zhiti. Ne kete botim jane permbledhur rreth 60 foto te realizuara ne periudhen e femijerise dhe rinise ne vendlindje, perpara se te ndermerrte misionin e saj human ne dobi te besimit e njerezimit. Njekohesisht, ne kete event u pasqyruan te gjitha vizitat e saj te realizuara ne Shqiperi gjate viteve te fundit te jetes, takimet e ndryshme me personalitete te politikes, kultures dhe besimit. Lutjet e saj per Shqiperine dhe shqiptaret, jetimet, njerezit e vendit te saj dhe te mbare botes, kane qene fokusi kryesor ku do te perqendrohet lenda permbajtjesore e ketij botimi. Ne kete event u shfaq dhe premiera e vepres "Nena e dhimbjes" per kor dhe orkester harqesh e kompozitorit Gerti Druga, fitues i cmimit te pare ne konkursin muzikor te "100-vjetorit te lindjes se Nene Terezes". Nen dirizhimin e Suzana Turkut, ne kete mbremje interpretuan kengetare te njohur te skenes operistike: Eva Golemi, Armando Kllogjeri, Eriona Gjyzeli, Vikena Kamenica, Rudina Delia. Poezite nga Nene Tereza u recituan nga aktoret Marsela Lena dhe Dritan Borici. Mbremja kulturore "Lutem per vendin tim", u pershendet nga personalitete te kultures shqiptare, te cilet vleresuan punen e fotografeve dhe imazhet emocionuese e shprehese.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›