E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luvri, muzeu më i vizituar në botë për vitin 2012

ROMË- Muzeu i Luvrit në Paris, me rreth 10 milionë vizitorë, përsëri kryeson rradhitjen e muzeve më të populluara në botë për vitin 2012, sipas klasifikimit të përvitshëm të gazetës italiane të arteve.

I dyti klasifikohej Muzeu Metropolitan i Arteve në qytetin e Nju Jorkut, me 6,1 milionë vizitorë, që ndiqej nga Muzeu Britanik i Londrës me rreth 5,5 milionë vizitorë.

Muzetë në Itali patën numra në rënie.

Muzeu i Vatikanit zbriti nga vendi i pestë në të shtatin.

Muzeu më popullor në Itali është ''Uffizi'' në Firence me 1,7 milionë vizitorë, i ndjekur nga "Dog's Palace" i Venecias, me 1,2 milionë vizitorë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›