Emrat në qarqe: PS me 20 biznesmenë në lista, PD me dhjetë
TIRANE - Në listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 23 qershorit është rritur numri i biznesmenëve. Dominon në këtë përballje Partia Socialiste, e cila ka në listën e saj 20 biznesmenë përballë 10 të Partisë Demokratike. Ndryshe nga zgjedhjet e 2009-s, kur socialistët kishin në listën e tyre 14 sipërmarrës, në këto zgjedhje numri i tyre është rritur ndjeshëm.
Numri i madh i biznesmenëve në radhët e PS-së lidhet dhe me faktin e përqafimit nga ana e tyre e taksës progresive që kjo parti ka në programin e saj, sipas së cilës ai që fiton më shumë, do paguajë më shumë. Dominimi i tyre vihet re në disa qarqe të rëndësishme ku pritet të bëhet ndryshimi, ose të rritet diferenca mes dy kampeve. Socialistët dominojnë me emra të rëndësishëm nga bota e biznesit në qarkun e Shkodrës edhe për shkak të prejardhjes së kandidatëve, përballë Partisë Demokratike.
Tom Doshi, Paulin Sterkaj, Sait Fishta por dhe Zef Çuni janë kandidatët socialistë që vijnë 100% nga bota e biznesit e ku janë të suksesshëm. Partia Demokratike në këtë qark figuron me biznesmenin e njohur, deputetin aktual Gjok Uldedaj. Po ashtu dhe në qarkun e Tiranës nuk janë të paktë kandidatët që merren me biznes në Partinë Socialiste. Sadri Abazi, biznesmeni i njohur që ka qenë dhe në 2009-n, mbetet një pikë e fortë në zonat që ai mbulon me të ardhurit nga Veriu, bashkë me sipërmarrës të tjerë si Rakip Suli, i cili mbulon zonën e Kamzës dhe Bathores. Sipërmarrës i suksesshëm është dhe Parid Cara, kandidati i Kavajës, i cili ka biznese të suksesshme në Itali bashkë me vëllezërit e tij.
Artan Gaçi dhe Sadi Vorpsi janë sipërmarrës të tjerë në qarkun e Tiranës. Në këtë qark PD nuk ka asnjë biznesmen në listën e saj për deputetë. Një tjetër qark i vlerësuar shumë nga PS është dhe qarku i Vlorës. Socialistët kanë në këtë qark biznesmenin dhe botuesin e njohur Koço Kokëdhima, por dhe botuesin e shtëpisë botuese “ToEna”, Fatmir Toçi. Po ashtu dhe aleati i PS, Andrea Marto, që është pjesë e listës së socialistëve në këtë qark, figuron sipërmarrës i suksesshëm. Në qarkun e Lezhës, kandidati i PS-së, Eduart Ndocaj, sipërmarrës i suksesshëm në Itali, do të përballet me dy sipërmarrës në listën e PD-së, Gjovalin Kadelin dhe Mhill Fufin.
Një tjetër biznesmen i suksesshëm është dhe Vladimir Kosta në qarkun e Gjirokastrës, i cili mbulon rrethin e Përmetit. Ndërsa në qarkun e Fierit, të dyja kampet kanë nga një biznesmen në listat e tyre, Majlinda Bufin nga Partia Socialiste dhe Kozma Dashin nga Partia Demokratike.
Kandidatët e PS
Shkodër
Tom Doshi
Paulin Sterkaj
Sait Fishta
Zef Çuni
Berat
Fidel Ylli
Tiranë
Sadri Abazi
Parid Cara
Artan Gaçi
Rakip Suli
Sadi Vorpsi
Vlorë
Koço Kokëdhima
Fatmir Toçi
Andrea Marto
Durrës
Shkëlqim Troplini
Elbasan
Ymer Tola
Fier
Majlinda Bufi
Korçë
Ilir Xhakolli
Dibër
Ashim Doma
Gjirokastër
Vladimir Kosta
Lezhë
Eduart Ndocaj
Kandidatët e PD
Elbasan
Hysen Moli
Dibër
Bedri Hoxha
Roland Keta
Berat
Astrit Veliaj
Lezhë
Gjovalin Kadeli
Mhill Fufi
Shkodër
Gjok Uldedaj
Fier
Kozma Dashi
Aleatët
Nëse do t’i hedhim një sy dhe listës së kandidatëve të partive aleate, do të shohim edhe atje biznesmenë të spikatur që kandidojnë. Lulzim Sallaku dhe Agron Duka kandidojnë për Partinë Republikane, ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim kandidon në Shkodër presidentin e klubit të futbollit, Agron Çela. Në këtë mënyrë pritet që Parlamenti i ardhshëm të ketë një numër edhe më të madh biznesmenësh.
Miliarderët
Lista e kandidatëve për deputetë që vijnë nga bota e biznesit edhe në këto zgjedhje duket se do të kryesohet nga ata të PS-së. Jo vetëm për nga sasia, por dhe cilësia. Ashtu si dhe në raportet e viteve të shkuara, biznesmenë me pasuri disa milionë euro mbeten në PS, si Tom Doshi, Paulin Sterkaj, Fidel Ylli, Sadri Abazi, por dhe Sait Fishta apo Koço Kokëdhima dhe shqiptari i suksesshëm në Milano të Italisë, Eduart Ndocaj.
(er.nu/panorama/BalkanWeb)