E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kokëdhima: Në PS, me ftesë të Ramës i nxitur nga Meta. Nano kontrollon Malajn (VIDEO)

kokedhima-aTiranë- Koço Kokëdhima, kandidati më i përfolur në listën e PS-së në një intervistë me Adi Krastën në Vizion Plus shpjegoi arsyet e futjes në botën e politikës dhe lidhjet që ka eksponentët kryesorë të së majtës shqiptare.

Pyetja, mendoj që do ta bënte çdo shqiptar i natyrshëm që të njeh ose nuk të njeh, që të njeh direkt ose nëpërmjet ekranit të televizorit ose institucioneve që ti ke krijuar, është: pse, ose, pse tani? 

Pse tani? Nuk ka ndonjë shkak special. Më mirë do ishte si tani? për mua, për të thënë ndonjë gjë. Në mënyrë të sinqertë dua tju them se nuk e kam ditur para disa kohësh, për shembull para dy apo tre muajsh, nuk e dija se mund ta bëja këtë hap. Pra nuk është se është diçka e planifikuar në një kohë të gjatë, por përpara disa javëve të them, më ftoi kryetari i opozitës që të marr pjesë në trupën e deputetëve të opozitës së bashkuar. Pra me ftesën e Edit dhe me nxitjen e liderit tjetër të opozitës, të mikut tim zotit Meta, pranova ta bëj këtë hap, të përfshihem në trupën parlamentare të opozitës së bashkuar.

Ju përmendët nxitjen e zotit Meta; duke pasur parasysh që jeni një njeri me njohje edhe në këto qarqe, keni ju ndonjë rol në ndonjë mënyrë në këtë afrim tanimë të njohur dhe shumë të diskutuar midis PS e LSI-së?

Unë kam një qëndrim konstant dhe nuk jam i vetmi. Janë shumë kolegë edhe persona që janë afër së majtës që kanë një qëndrim të qartë për këtë çështje. Prirja ime është për të parë gjërat që na bashkojnë në çdo familje dhe në familjen politike, edhe në një mjedis të ngushtë, edhe në një marrëdhënie mes shokësh, të shikojmë gjërat që na lidhin, që na afrojnë, që na bashkojnë. Nëse do të fokusohemi tek gjërat që na ndajnë, sigurisht që do të jemi komplet të paaftë për të bërë vepra në këtë botë. Opozita dhe e majta toleroi 8 vite një qeverisje tjetër në Shqipëri vetëm për shkak të çarjes së të majtës dhe vepra më e mirë që garanton rotacionin politik në Shqipëri është bashkimi që realizuan 2 liderët e majtë, Edi Rama dhe Ilir Meta. Nëse disa njerëz mendojnë të gjejnë persona me rol të veçantë në këtë bashkim e në këtë vendim, unë mendoj se gabohen. Janë këta dy liderë që janë bashkuar dhe nuk është bashkuar ndonjë gjë tjetër, janë dy partitë që ata udhëheqin që janë bashkuar dhe kjo ka ndodhur për shkak të vullnetit dhe maturisë dhe pjekurisë së tyre. Akti që ata bënë për bashkimin e së majtës e kalon maturimin e moshës së tyre. Ata janë të rinj dhe kanë kryer një vepër të denjë për politikanë 70-vjeçarë e sipër, kanë bërë një bashkim duke i surprizuar, ose shastisur më saktë, të gjithë ata njerëz që ndjekin politikën dhe as nuk mund ta prisnin e vlerësonin që kjo mund të ndodhte, por ata e bënë një gjë të tillë.

I jepni ju të drejtë zotit Malaj, i cili dje, i përjashtuar nga lista, tha: Nuk mund të më ndalojë dikush që unë ti shërbej popullit dhe elektoratit tim. Unë do të jem një deputet i pavarur, sepse dua të punoj. Ai dëshiron të shërbejë, pse nuk i pranohen shërbimet?

E dëgjova Arbenin dje, ishte në një intervistë shumë i ngarkuar emocionalisht. Sigurisht që, çdo personi që ka një frakturë në karrierë është e natyrshme që ti lejohen emocionet. Por sot, unë kam bërë njëkohësisht atë fjalën e parë ose prononcimin e parë brenda institucioneve të Partisë Socialiste, kam bërë diskutimin e parë politik dhe diskutimin e parë e kam bërë për Arben Malajn, duke shpjeguar mendimin tim se, ai ende vazhdon të jetë një nga ne, akoma është një koleg i yni, një bashkëpunëtor i yni, për mendimin tim. Se si do të vejë e nesërmja, kjo varet nga zgjedhja e tij dhe forca e tij për të bërë pikërisht atë zgjedhje që do të ishte e duhura. Është naive të thuash që unë do të sfidoj opozitën e bashkuar për interes të popullit dhe për interesat e opozitës, të frontit dhe popullit opozitar. Kjo është naive dhe e pavërtetë. Unë dua që të jetë thjesht një deklaratë inatçore, sepse ne të gjithë jemi pak inatçorë, kemi shumë inat brenda vetes; që të gjithë e kemi për racë mesa duket këtë gjë. Dëshiroj të jetë një prononcim ose një moment inati për Benin, e ai të kthjellohet për të mos e ndarë rrugën e tij me familjen e majtë. Ajo familja e majtë ka investuar kapitalin politik tek zoti Malaj; ai ka qenë ministër dhe funksionar i lartë në Partinë Socialiste dhe qeverinë e Partisë Socialiste dhe i ka borxh popullit të opozitës besnikërinë politike, përtej emocioneve negative që mund të kemi me njëri-tjetrin. Lidhja dhe zotimi ynë është për një marrëdhënie shumë solide, me interesa të mëdha që përfaqësohen në politikë. Politika nuk është për të përfaqësuar interesin e xhepit tënd, por mbart interesa shumë më të mëdha dhe politikanët sigurisht që pritet të jenë shumë të përgjegjshëm për këtë çështje. Do ta shfrytëzoja këtë moment që unë flas në publik, për ta ftuar zotin Malaj që karrierën e tij ta zhvillojë natyrshëm, në unitet të plotë me opozitën e Shqipërisë, me të majtën e bashkuar, sepse e majta e bashkuar do të vijë edhe në pushtet, dhe padyshim do të ketë hapësira për të gjithë njerëzit që duan tu shërbejnë me zemër atyre objektivave politike dhe interesave të gjëra që përfaqëson ky projekt politik.

Mos ndoshta gjen një element katalitik reagimi i zotit Malaj, tek një tjetër reagim dhe qasje, dukja dhe shfaqja në Tiranë në këto dy ditë e zotit Nano, i cili asnjëherë, siç duket edhe nga reaksionet e reporterëve që i ndjekin lëvizjet e tij nga Vjena në Tiranë, nuk mungon të duket në raste shumë speciale për të thënë ndonjë gjë. Fjala vjen, ka pasur një thënie: Unë dhe Malaj… ka thënë zoti Nano …jemi më socialistë sesa Rama dhe Kokëdhima. Si mendoni ju, pse ka dashur tju stigmatizojë?

Arbeni është një djalë me vlera dhe dëshiroj ta them këtë gjë, pavarësisht nga mënyra se si do ta zhvillojë më tej karrierën e tij, kjo është një çështje e tij sigurisht. Unë dëshiroj që ai të bëjë zgjedhjen e duhur, të mbetet një kapital politik i së majtës së bashkuar dhe të luajë një rol të mirë për vete, në respekt të tij dhe në respekt të popullit që e ka ndihmuar dhe ka financuar praktikisht karrierën e tij politike. Por, sigurisht që unë nuk gjej ndonjë lidhje midis problemit që shfaqi Malaj dhe reagimit të Fatosit. Padyshim që për Fatosin unë kam mendim shumë negativ. Që të jem shumë i hapur, unë nuk jam njeri i pozicionuar negativisht ndaj personalitetit të njerëzve ose ndaj njerëzve, por për përvojën që ai solli dhe sjelljet e tij jam jashtëzakonisht kritik. Ai mbetet një person pa vlera dhe sjelljet e tij janë shumë të këqija. Edhe në rastin konkret ai dëshiron të japë mesazhin se kontrollon njerëz dhe është në gjendje të bëjë dëme, është në gjendje të bëjë keq e të tjera, e të tjera. Është në përputhje të plotë me kulturën e tij të shantazhit, e cila as ka për të pasur ndonjë rezultat, sepse këto janë kultura të kapërcyera për civilizimin e sotshëm edhe të Shqipërisë. Kështu që, kjo është pa lidhje në dukje, ajo që duket si me lidhje është një diçka krejtësisht pa lidhje. Malaj është i përligjur në emocionet e tij, ndërsa Fatosi është komplet një lloj sjelljeje vulgare që ska lidhje as me politikën, as me të majtën e bashkuar, madje as me karrierën e zotit Malaj. Nuk e ndihmon Malajn kjo lloj qasjeje, vetëm sa i ul vlerat.

Tanimë dihet që ju keni një marrëdhënie miqësore të rëndësishme me kryetarin Rama dhe keni asistuar me këshilla në disa momente të rëndësishme të karrierës së tij…

Marrëdhënia ime me Ramën është një marrëdhënie miqsh, pa obligime. Këshillimi im është i natyrshëm, siç këshillohen miqtë në mënyrë të tillë dhe nuk kam pasur ndonjëherë ndonjë mosmarrëveshje me Ramën për ndonjë pakënaqësi timen, për ndonjë trajtim apo ndonjë thyerje të ndonjë pritshmërie personale. Kam pasur me të padyshim, një periudhë të fortë mërzitjeje, që ishte periudha pas 8 Majit, që u

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›