Lyon i gatshëm ta shesë Cissokhon

Lyoni është i gatshëm të analizojë ofertat të cilat do të arrijnë për mbrojtësin Aly Cissokho.
Francezi është në shënjestër të Liverpoolit, pasi Manchester City tashmë ka hequr dorë nga ai pas transferimit të Gael Clichy.
Trajneri i Lyonit, Remi Garde, ka thënë për L`Equipe se Liverpooli ende nuk ka bërë ofertë për 23-vjeçarin, por se ai është i gatshëm të mendojë shitjen nëse arrin ndonjë ofertë e mirë.
“Aly është një lojtar i rëndësishëm për ne, por nëse ndonjë ofertë mbulon pritet tona, ai mund të largohet”, ka thënë Garde