E Shtunë, 31 Tetor 2026

Silvio Berluskoni do të shesë Milanin?

Milani mund të pësojë shumë ndryshime në të ardhmen. Pronari i kuqezinjëve, Silvio Berlusconi mund të largohet nga presidenca e klubit. E gjithë kjo mund të jetë pasojë e çështjes “Modadori”.

Gjykata e apelit të Milanos ka dënuar kryeministrin e Itlaisë që t`i japë zotit De Benedeti një shifër të jashtëzakonshme, prej 560 milionë eurosh. Ai që dukej se ishte një periudhë e mrekullueshme për skuadrën kuqezi, të lumtur për titullin dhe të karikuar për sezonin e ardhshëm, rrezikon të prishet nga kjo çështje që nuk ka të bëjë me klubin.

Duket se Berluskoni i ka treguar një miku të tij të ngushtë se po merr në konsideratë mundësinë për të lënë klubin e Milanit dhe të mbajë vetëm presidencën honorare të saj. Sipas disa burime, presidenti është shprehur se do të largohet nga Milani.

“Mund ta bëj një gjë të tillë, pasi skuadra ka fituar titullin dhe është ende e uritur për të fituar. Unë do të qëndroja president honorar, por një sipërmarrës rus mund të marrë 51% të aksioneve” ka deklaruar Berluskoni.

Galliani ka bërë bisht të gjitha pyetjeve lidhur me këtë çështje. Por ajo që duket është se Milani do të ndryshojë pronësi në të ardhmen. Kjo mund të shkatojë ndonjë ndryshim të madh.

Ibra largohet? – Ndërkohë, pas daljes në pah të çështjes Mondadori, mund të ketë ndryshime edhe në organikën kuqezi. Zlatan Ibrahimiviç mund të shikojë mundësinë për t`u larguar, pasi atij i është premtuar një merkato e bujshme për të përforcuar organikën edhe më tej. Disa kompani bastesh kanë filluar përllogaritjen për një gjë të tillë dhe një ky veprim jepet me koefiçentin 6.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›