E Diel, 1 Nëntor 2026

Moggi: Rossi dhe Aguero nuk janë aq të mirë

Ish-drejtori i Juventusit, Luciano Moggi, ka kritikuar planet transferuese të klubit.

Moggi është përjashtuar përjetësisht nga futbolli për pjesëmarrjen në skandalin Calciopoli në vitin 2006, por vazhdon të punojë si ekspert sportiv në media.

“Aguero nuk është ndonjë emër i madh ose kampion i cili mund t`i zgjidhë problemet e ekipit. Mbani mend, as Giuseppe Rossi nuk është zgjidhje. Sa i takon Interit, Alvarez mund të bëhet një lojtar i shkëlqyeshëm, ndërsa Jonathan tashmë është një kampion”.

“Roma ka disa lojtarë interesantë, si Lamela. Ai bën çfarë të dëshirojë me topin në këmbët e tij, prandaj do të jetë i shkëlqyeshëm në qark. Se si ai do të luajë në fushë në Serie A, është tjetër gjë”, ka thënë Moggi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›