E Diel, 1 Nëntor 2026

CA, Falcao kualifikon Kolumbinë në çerekfinale

Kolumbia është kualifikuar për në çerekfinale të Copa America 2011 pas fitores së lehtë me rezultat 2-0 ndaj Bolivisë në ndeshjen e fundit të Grupit A.

Radamel Falcao ishte ylli i ndeshjes pasi shënoi të dy golat dhe po të dyja në pjesën e parë të takimit, dhe kolumbianët dominuan ndeshjen në tërësi. Sulmuesi i Portos pati raste të shënojë edhe hat-trick, por fati nuk ishte në anën e tij kësaj here.

Me tre pikët e fituara Kolumbia jo vetëm që siguron kualifikimin në çerekfinale, por siguron edhe pozitën e parë, e cila është e paarritshme për ndonjërin prej dy ndjekësve, Kosta Rika ose Argjentina.

Këto dy të fundit do të luftojnë në një ndeshje të nxehtë sonte, e cila duhet patjetër të fitohet nga vendasit, argjentinasit, nëse ata dëshirojnë të kualifikohen më tej.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›