E Shtunë, 31 Tetor 2026

Më i pasuri i botës, e blen skuadrën spanjolle

Njeriu më i pasur aktualisht në botë, meksikani Carlos Slim e ka shpëtuar skuadren e njohur spanjolle Oviedo nga mbyllja e saj.

Skuadra e cila ditë më parë shpalli falimentimin, është blerë nga Carlos Slim për vetëm 2 milion euro.

Miliarderi meksikan ka vendosur që të ndajë shumën e duhur për shpëtimin e skuadrës që garon në ligën e tretë spanjolle.

Fonde për shpëtimin e skuadrës kishin ndarë edhe lojtarë të njohur në Evropë si Mata, Cazorla e Miku që më parë kanë qenë pjesë e kësaj skuadre./Indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›