Prishtina dimëron e qetë

Ekipi i Afrim Tovërlanit ka kaluar i pari në avantazh prej 0:1 në minutën e 13-të, me golin që e shënoi nga penaltia Azem Ahmeti. Këtë avantazh bardhekaltrit e kanë ruajtur deri në minutën e 50-të, kur ekipi i Gani Sejdiut i barazoi shifrat në 1:1, me një gol të bukur që e shënoi nga gjuajtja e lirë Shpëtim Idrizi.
Me këtë rezultat edhe ka përfunduar ndeshja, gjë që më përshtati i shkoi Prishtinës, e cila do të dimëroj më e qetë, ngase sezonin pranveror do ta filloj me katër pikë më shumë sesa rivali kryesor i saj për titull të kampionit, Trepça ’89.
Drita – Vëllaznimi 3:1
Drita më në fund iu është rikthyer fitoreve. Gjilanasit në xhiron e fundit të sezonit vjeshtor e kanë mposhtur si vendas Vëllaznimin me rezultat bindës, 3:1. Dy gola për bardhekaltrit i ka realizuar Ruhan Foniqi në minutat e 24-të dhe 66-të, kurse një gol tjetër e ka shënuar Ismet Ramushi nga penaltia në minutën e 81-të. Ndërsa, golin e vetëm për gjakovarët e ka shënuar Alban Guci në minutën e 75-të.
Besa – Ll. Kosova 5:0
Llamkos Kosova është turpëruar të dielën në Pejë, ku është mposhtur nga Besa me rezultat shumë të thellë, 5:0. Pejanët, të cilët kohëve të fundit po shkëlqejnë pas një strati shumë të dobët, kanë kaluar në avantazh prej 1:0 në minutën e 15-të nëpërmjet Haxhi Zekës. Kapiteni i Besës e dyfishoi avantazhin e ekipit të tij me një gol tjetër që e realizoi në minutën e 35-të. Ndërsa, dhjetë minuta më vonë Egzon Gashi shënoi për 3:0. Gashi e ka realizuar edhe një tjetër gol në minutën e 62-të për 4:0, derisa goditjen e fundit vushtrriasve ua dha Salihu, i cili në minutat e fundit realizoi gol për rezultat përfundimtar, 5:0.
Hysi – Ferronikeli 1:0
Hysi me mjaftë mund i ka fituar tri pikë të reja dhe shumë të rëndësishme përball Ferronikelit, të cilin e mposhti me rezultat minimal, 1:0. Hero i bardhezinjëve ishte Zeqiri, i cili në minutën e 90-të e shënoi golin e fitores për ekipin e tij, dhe të disfatës për skuadrën e Ramiz Krasniqit.
Tabela
1. Prishtina 17 13 34
2. Trepça ’89 17 12 30
3. Trepça 17 8 30
4. Drita 17 2 26
5. Hajvalia 17 1 24
6. Hysi 17 1 24
7. Ferronikeli 17 -5 22
8. Besa 17 -5 21
9. Vëllaznimi 17 -5 17
10. Drenica 17 -2 16
11. Kosova (V) 17 -10 16
12. Liria 17 -11 13