E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barça fiton falë lojës kolektive

Trajneri i Barcelonës, Tito Vilanova e ka përshëndetur lojën kolektive të ekipit të tij në fitoren me rezultat 3:1 ndaj Zaragozas.

Trajneri spanjoll e ka lavdëruar yllin Lionel Messi, por insiston se argjentinasi nuk i fiton ndeshjet i vetëm.

“Lojtarët punuan fort sot, edhe pse në mesjavë luajtën për përfaqësueset e tyre. Loja kolektive ishte në nivel edhe sot. Leo ishte vendimtar dhe ekipet e mëdha kanë lojtarë të mëdhenj, por ai nuk e fitoi lojën i vetëm”, deklaroi Vilanova pas fitores së të shtunës ku Messi realizoi dy gola dhe një tjetër e shtoi Song. Barça e ruajti avantazhin prej 8 pikësh ndaj Real Madridit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›