Nurnbergu e prish rekordin e Bayernit

Nurnbergu e ka prishur rekordin e Bayern Munichut pa pësuar gol në udhëtim, pas 12 xhirosh të zhvilluara. Bavarezët ishin perfektë si mysafirë, duke i fituar të gjitha takimet dhe pa pësuar gol.
Por, kjo seri u prish të shtunën në derbin Bavarez, kur Markus Feulner e shkriu avantazhin e krijuar përkohësisht nga Bayerni përmes Mario Mandzukicit.
Gjithashtu, Nurnbergu e ndali edhe serinë e fitoreve në udhëtim të ekipit të Jupp Heynckes. Përkundër barazimit, Bayerni mbetet në pozitën e parë në tabelë me 31 pikë të grumbulluara, 8 më shumë se ndjekësit Schalke e Eintracht Frankfurt.