Obama e Klinton rekomandim Papandreut për emrin e Maqedonisë
Autori i Lajmit: Redaksia
Obama dhe Klinton i kanë dhënë një propozim direkt Papandreut në lidhje me çështjen e emrit. Sipas gazetës proqeveritare “To Vima”, në qoftë se Athina e rishikon qëndrimin e saj dhe përgjigjet pozitivisht për emrin, Republika Veriore e Maqedonisë, Uashingtoni është i gatshëm ta informojë Këshillin e Sigurimit pranë OKB se emri IRJM mundet të zëvendësohet me emrin Republika Veriore e Maqedonisë, kurse gjuha mundet të emërohet si gjuha veriore maqedonase. Papandreu e ka informuar Obamën dhe Klintonin se do tu përgjigjet pasi ta ketë shikuar në detaje kërkesën e tyre. Tani për tani ka informatën për propozimin amerikan. Ndërkaq edhe gazeta e opozitës “Katimerini” shkruan se në takimin në fjalë është biseduar për emrin dhe çështjen e Qipros. Athina ta rihetojë qëndrimin e vet në lidhje me kontestin për emrin me Shkupin dhe ta shqyrtojë propozimin "Republika Veriore e Maqedonisë" si zgjidhje për problemin, kanë kërkuar presidenti amerikan, Barak Obama, dhe sekretarja amerikane e Shtetit, Hilari Klinton. Uashingtoni, siç theksojnë diplomatët amerikanë, është fuqimisht i interesuar që të kompletohet përhapja e NATO-s në Evropën Juglindore, që nuk është e mundur pa zgjidhjen e problemit për emrin e Maqedonisë.
Propozimi
SHBA shpejton ti inkuadrojë vendet e Ballkanit Perëndimor në NATO, për shkak të strategjisë së re mbrojtëse amerikane, e cila parashikon sistemim të mburojave antiraketore në Evropën Lindore dhe në Mesdheun Lindor, në vend që në Poloni, Çeki dhe Baltik, siç është planifikuar më parë. Vendet e rajonit të Evropës Lindore dhe Juglindore nën kushte të caktuara tashmë janë përgjigjur pozitivisht në kërkesën amerikane për sistemim të mburojës antiraketore. Ndërkohë, zëvendësshefi i diplomacisë greke, Dimitris Drucas, i cili e shoqëron Papandreun në Uashington, për televizionin "Skaj" pohoi se çështja e emrit, krahas Qipros dhe marrëdhënieve me Turqinë, është një nga temat e takimeve me presidentin dhe me sekretaren shtetërore të SHBA-së. Ai pohoi se nga Athina nuk është kërkuar asgjë plotësuese dhe se pozicionet e saj në lidhje me çështjen e emrit janë të qarta dhe të njohura.
Emri
Pak muaj më parë, ndërmjetësi i Kombeve të Bashkuara, Metju Nimiç, ka propozuar si zgjidhje në kontestin ndërmjet Shkupit dhe Athinës që emri i ri i Maqedonisë të jetë “Republika Veriore e Maqedonisë”, ndërsa gjuha të jetë maqedonishtja. Por ky propozim nuk u prit mirë nga pala greke, e cila u bë shkak për mosgjetjen e një marrëveshjeje. Sipas strategjisë greke, e paraqitur para Nimiçit, zgjidhja e vetme e pranuar është Republika Veriore e Maqedonisë. Athina e hodhi mundësinë "Veriore" të jetë në fillim të emrit të ri, pasi insiston që "Veriore" të jetë para emrit Maqedonia. Grekët do të ishin tërhequr nga përcaktimi gjeografik, nëse do të pajtohej Maqedonia me termin "E Re", e cila gjithashtu do të qëndronte para Maqedonisë dhe në bazë të saj edhe emri i kombit të quhet "Maqedonas i ri". Të gjithë dokumentet e lëshuara nga administrata për përdorim të jashtëm dhe të brendshëm, memorandume, letra, marrëveshje dhe dokumente të ngjashme do të duhet të jenë me emrin e ri. Eventualisht, emri i ri do të duhet të jetë edhe në letërnjoftimet, edhe pse këtu qëndron mundësia që Athina heshturazi të pajtohet në atë që të mbetet emri i tanishëm.
Sllovenia
Ganter: “Emri të mos pengojë negociatat me BE-në”
Kontesti bilateral për emrin nuk duhet të ndikojë në negociatat me BE-në, deklaroi dje në Shkup, kryeparlamentari slloven, Pavel Ganter. “Vlerësojmë se kontesti bilateral nuk duhet që të ndikojë në këto negociata. Të dyja palëve, si edhe gjithmonë u rekomandojmë që të bisedojnë edhe të gjejnë zgjidhje, që duhet të jetë në favor të të dy shteteve, por ndërkohë Maqedonia mund ti përfundojë detyrat e saj për hyrje në BE”,- theksoi Ganter pas një takimi me homologun e tij maqedonas, Trajko Veljanoski.
Ganter theksoi se qëllimi kryesor i vizitës është përkrahja e qytetarëve dhe pushtetit në Maqedoni në rrugën për hyrje në BE dhe në NATO. Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Veljanoski, shprehu falënderim për përkrahjen parimore që Sllovenia i jep në realizimin e përcaktimit për anëtarësimin në BE dhe në NATO.
"Në raportin për Maqedoninë, që para pak kohe u publikua nga Parlamenti Evropian, shumë qartë citohet se Republika e Maqedonisë duhet në një afat të matur të marrë datën për fillimin e negociatave. Në fazën e hapjes së kapitullit parlamentet kombëtare kanë shumë rëndësi dhe rol përgjegjës. Prandaj propozova që bashkëpunimi i ardhshëm midis dy dhomave ligjdhënëse të shkojë pikërisht në këtë drejtim dhe kjo në të gjitha nivelet, deklaroi spikeri i Parlamentit të Maqedonisë. Gjatë vizitës së tij në Shkup, Ganter është takuar me kryetarin e Kuvendit, Trajko Veljanovski, si dhe me kryeministrin Nikolla Gruevski. Ganter ka mbajtur fjalim para deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, ndërsa ka biseduar edhe me deputetin Jovan Llazarov, kryetar i grupit të deputetëve për bashkëpunim me Parlamentin e Sllovenisë. Pak para viztës së tij në Maqedoni janë paralajmëruar takime të Ganterit edhe me deputetin Petar Pop Arsov, me kryetarin e Komisionit për çështje evropiane në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe me Vasko Shutarov, anëtar i Komisionit të Kuvendit për Politikë të Jashtme.
Cervenkovski kërkon dorëheqjen e qeverisë
Kryetari i forcës më të madhe opozitare në Maqedoni ka kërkuar dorëheqjen e qeverisë. “Në vizitën time në Peshtan nuk ka nuanca politike. E vetmja politikë që duhet të bëhet këtu është që tu ndihmohet këtyre nevojtarëve në këto situata, kur janë të përmbytur. Qeveria duhet menjëherë të japë dorëheqje për këtë gjendje të krijuar”,- ka deklaruar Cërvenkovski. Kryetari i LSDM-së opozitare, Branko Cërvenkovski, gjatë ditës ka vizituar lokalitetin Peshtan të Ohrit, ku ditëve të fundit është bërë temë kujdestare që kanë të bëjnë me përmbytjet nga niveli i lartë i ujit në Liqenin e Ohrit. Sipas Branko Cërvenkovskit, vizita në Peshtan është me qëllim të njohjes së drejtpërdrejtë me situatën alarmante në këtë fshat. Në vazhdim, ai ka adresuar fajësinë edhe ndaj Eletrodistribucionit të Maqedonisë me fjalët: “Vlerësoj se Elektromakedonija ka bërë shumë lëshime të mëdha. Qeveria ka një milion arsye të dorëhiqet, sepse kjo tragjedi është e njëmilionta e njëjtë. Këtu fare nuk ka politikë, këtu ka vetëm realitet, këtu ka vetëm probleme reale”. Megjithatë, përkundër largësisë së Strugës, vetëm 15 kilometra, Branko Cërvenkovski nuk e pa të arsyeshme të vizitojë edhe lokalitetet e komunës së Strugës, që po ashtu janë të rrezikuara mbase edhe më tepër se Peshtani nga përmbytjet. Kjo mbase për shkak se në Ohër, autoritetin e komunës e ushtron anëtari i partisë që drejton Cërvenkovski, Aleksandër Petreski, i cili aktualisht gjendet për vizitë pune në Australi.
Mediat pro qeveritare e kanë kritikuar ashpër këtë deklaratë të Cervenkovskit, duke thënë se, nëse nuk ka politikë në vizitën e Cërvenkovskit në Peshtan, do të kishte qenë mirë edhe për Cërvenkovskin që të vizitonte edhe Kalishtën, Radozhdën, Dobovjanin, Livadhinë, por edhe lagje të shumta të Strugës, ku përmbytjet janë në një shkallë shumë më të lartë se në Peshtan.
Ky lajm është publikuar: 11/03/2010