E Shtunë, 31 Tetor 2026

Numërimi në KQZ, debat për rakordimin e fletëve

UPDATE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vijon edhe sot me numërimin e votave te kontestuara, të hedhura në kutitë e gabuara.

Mbledhja per hapjen e kutive ka nisur me debate mes perfaqesuesve te majte e te djathte ne komision per rakordimin e numrit te votave ne kutite e hapura.

Ndersa opozita pretendon per mosrakordim votash, te djathtet e cilesojne kete pretendim te pabaze. “Jemi ne momentin e numerimit te votave te rregullta e qe jane te pallogaritura”- sqaruan anetaret e PD-se ne KQZ.

Ne kutine 1867, që i përket KZAZ 50, u kontstuan 9 fletë votimi per kandidatin demokrat Lulzim Basha dhe 1 për Edi Ramën. Pas verifikimit të fletëve, Ristani urdhëroi ndryshimin e tabelës së rezulatit të KZAZ 50 duke shtuar si vota të vlefshme 9 fletë votimi të panumëruar të vlerësuar si të vlefshme për Bashën dhe 1 votë për Ramën.

Por, nënkryetarja Deshira Subashi e ka quajtur kete te paligjshme. Në asnjë rast nuk thuhet që KQZ mund të bëjë numërimin e votave të panumëruar. KQZ nuk e ka këtë të drejtë. Kodi në asnjë rast nuk thotë që KQZ të kthehet në KZAZ. Gjithashtu në asnjë rast nuk del që votat nuk janë numëruar- tha ajo.

Deri dje jane numëruar ne total 52 kuti, ku nga hapja e tyre kandidati i Aleancës për qytetarin, Lulzim Basha ka marrë 80 vota, kundrejt 31 votave të marra nga kandidati socialist Edi Rama.

Zhvillimet e dates 19 maj

Propozimi i N/kryetares Deshira Subashi

Mledhja ka nisur me propozimin e nënkryetares Dëshira Subashi për të mos vazhduar me hapjen e kutive, propozim që nuk është marrë parasysh nga kryetari Arben Ristani, sipas të cilit KQZ ka marrë një vendim për hapjen e këtyre kutive.

Për bashkinë e Tiranës secila nga njësitë bashkiake përbën zonë administrimi më vete. Dua te sjell një vemendje, në publicitetin që KQZ ka bërë për zgjedhjet ka qene një mesazh i dhënë nga qytetarët, votues kujdes, fleta e votimit në kutinë e gabuar e bën fletën të pavlefshme. Ky është një mesazh  KQZ drejtuar të gjithë shqiptarëve. Çfarë ka ndryshuar që sot e bëni ketë?- tha Subashi.

Forca të shumte policia vazhdojnë të jenë të pranishme në hyrjen dhe oborrin para KQZ-së, ndërsa njoftohet se ka filluar rigrumbullimi i simpatizantëve të opozitës dhe deputetë të saj.

Deri ne mesdite jane hapur 10 kuti te reja, duke e çuar ne 33 numrin e kutive te hapura ne total qe nga dita e djeshme. Deri tani, nga numerimi i fleteve te kontestuara, hedhur ne kutite e gabuara, Lulzim Basha numeron 57 vota dhe Edi Rama 22 vota.

Ne 5 kutite e para, kane rezultuar 5 vota ne favor te Bashes, por dy prej tyre u vleresuan nga KQZ si vota te pavlefshme.

Nga hapja e kutise 17 96 janë gjetur 5 fletë votimi që nuk i përkasin kësaj kutie. Kjo eshte bere shkak per debate te shumta mes perfaqesuesve te majte e te djathte.

Kreu i KQZ ka bere me dije se aty jane konstatuar  3 fletë votimi për kryetar minibashkie, fletë votimi e rregullt për Hysen Gjurën; 1 fletë votimi për këshillin e bashkisë shkon për PD dhe  1 fletë votimi e kontestuar për kryetarin e bashkisë shkon për kandidatin për kryetar bashkie e vlefshme për Lulzim Bashën.

KQZ miraton hapjen e 5 kutive te tjera, PS: Kunder

Me 4 vota pro, pa votat e opozites u miratua vendimi qe lejon vijimin e hapjes dhe numerimin e fleteve edhe për 5 kuti të tjera.

Procesi i numërimit nuk ka mbaruar, dhe dalin ende fletë të tjera të panumëruara- tha Ristani, pas kundershtise se prere te perfaqesuesve ligjore te PS-se.

Ju si KZAZ duhet të ktheheni në KQZ për të marrë vendim në lidhje me këtë numëruar- ka thene përfaqësuesi i PS, Eridian Saliani.

Ne liste per numerim jane vene tashme kutite 1793, 1796 1799, 18 09/1 .

KQZ, debat për aktin normativ. PS: Zbardheni

Debate mes perfqesuesve te majte e te djathte ne Komisonin Qendror te Zgjedhjeve per zbardhjen juridikisht te aktit te miratuar për të numëruar votat e hedhura në kutitë e gabuara.

Nënkryetarja Deshira Subashi deklaroi se nuk janë përcaktuar rregullat e aktit që u miratua parimisht. Sipas saj akti është një tymnajë për të deformuar procesin. Ajo kerkon fotokopje te dokumentit dhe gjithe materialet qe shoqerojen kutite qe presin pe t’u hapur.

Ky akt po provon pasoja në ndryshimet e tabelave të rezultateve. Para se të ninsi me hapjen e kutive të tjera duam të jemi në dijemi të vërtetojmë juridikisht cdo akt.-tha Genci Gjoncaj.

Nderkohe kreu i  KQZ-së Ristani reagoi duke sqaruar se po vazhdohet me vendimmarrje të ndërmjetme.

Përfaqësuesi i PD-së, Kosovrasti tha se në këto momente KQZ po luan rolin e KZAZ së madhe të Tiranës dhe KZAZ i merr vendimet me 4 vota.

Procedurat e dates 18 maj

Fletët e kontestuara, Basha 22 vota më shumë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nis mbledhjen per numerimin e 40 kutive të tjera me flete te kontestuara per kreun e bashkise se Tiranes.

Numerimi u nderpre në mesnatë, ku perfundoi procedura per 60 fletë votimi nga 20 kuti, sipas KQZ të panumëruara, sepse ishin hedhur dhe lënë mënjanë për shkak të mospërputhjes së ngjyrës me fletët e tjera.

Nga këto fletë kandidati Lulzim Basha ka marrë 46 vota dhe kandidati Edi Rama ka marrë 14 vota. Po të shtohen edhe 10 vota më shumë që kandidati Rama ka nga numërimi i mëparshëm, diferenca e përkohshme midis kandidatëve është 22 vota në favor të kandidatit Basha.

Komisioni Qendror vazhdoi punën me argumentin se fletët që po numëroheshin tani nuk ishin numëruar në komisionet zonale për shkak të mospërputhjes së ngjyrës së fletëve në kutinë e gabuar. KQZ tha po ashtu se aktualisht po funksiononte si një komision zonal për Tiranën, sepse ligjvënësit nuk e kanë parashikuar një strukturë të tillë në Kodin Zgjedhor.

KZAZ 48, Njësia bashkiake nr.4

Nga hapja e 7 kutive  kandidati i “Aleancës për qytetarin, Lulzim Basha ka marrë 15 vota dhe kandidati i Aleancës për të ardhmen, Edi Rama ka marrë 4 vota.

Nëpërmjet vendimit do të bëhet ndryshimi i tabelave të rezultatit të grupit të numërimit, duke shtuar fletët e vlerësuara të vlefshme, por të hedhura në kutinë e gabuar në tabelën përmbledhëse të KZAZ-ve.

KZAZ 47, Njësia bashkiake nr.3

Nga hapja e 10 kutive, 14 vota kanë shkuar ne favor te kandidatit për Aleancën për qytetarin, Lulzim Basha dhe 6 vota për kandidatin e Aleancës për të ardhmen, Edi Rama. Kutite  i perkasin KZAZ-se 47, perkatesisht njesise bashkiake nr.3.

Tension

Gjate gjithe dites pranë KQZ-së ka patur tension ku deputetë dhe simpatizantë të PS-së kane  qëndruar përpara këtij institucioni. Prej mengjesit te sotem forca te shumta policie jane stacionuar prane KQZ-se.

Miratohet akti, Ristani: Kutite hapen ne salle

TIRANË- Ndërkohë që jashtë ambienteve situata është shume e tensionuar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar ne parim projekt aktin per vleresimin e fleteve te votimit te hedhura ne kutite e gabuara.

Kreu i KQZ ka kerkuar te sillen ne salle kutite e votimit per keshillat, ku jane gjetur fletet e votimit per kryetar.

Ne salle kane mberritur kutite e para per te cilat jane konstatuar flete te kontestuara, te cilat sipas Ristanit do te kqyren ne salle.

Me vendim, eshte miratuar pas propozimit te Ristanit nje grup numerimi qe do te merret me kete procedure.

Perfaqesuesit e PS-se, kane kundershtuar ashper vendimin e marre, nderkohe qe Gjoncja ka deklaruar prere: Nuk ka me sistem zgjedhor ne Shqiperi, nuk ka me zgjedhje te lira.

Kosovrasti

Mbledhja e KQZ-se ka nisur me kërke

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›