MASH: Rama po sulmon arsimin shqiptar
Ministria e Arsimit dhe e Shkencës ka reaguar dje ndaj deklaratave të kryetarit të Partisë Socialiste, z. Rama, në fillimin e vitit të ri akademik, duke i cilësuar ato si deklarata të pavërteta dhe të papërgjegjshme.
“Ka disa javë që kryetari i opozitës po u ofron shqiptarëve, me rastin e fillimit të vitit akademik në shkollat e të gjitha niveleve në Shqipëri, të dhëna jo thjesht të pavërteta, por të papërgjegjshme, për çdo njeri që jeton në këtë vend dhe që e njeh sadopak gjendjen e arsimit në Shqipëri, – shkruhet në deklaratën për shtyp të përgatitur nga ministria. – Është i habitshëm guximi për të prishur gëzimin e 21.000 familjeve shqiptare për dërgimin e fëmijëve të tyre për herë të parë në universitet. Nuk ka gjë më të papërgjegjshme, të pamoralshme dhe çnjerëzore t’u thuash këtyre familjeve dhe 21 000 të rinjve 18-vjeëarë “se ju shkoni kot në universitet, mbasi diploma që ju merrni, nuk vlen apo se kjo është diplomë papunësie”. Vetëm një mendje jonormale mund të deklarojë se “po të shkojnë më shumë njerëz në shkollë, do të ketë më shumë njerëz të papunë”.
Ministria e Arsimit deklaroi se ekzistojnë shifra zyrtare që tregojnë për përmirësimin e kushteve arsimore në vend. Kryetari i Partisë Socialiste, z. Edi Rama, kishte deklaruar se arsimi në vendin tonë është në gjendje të mjerueshme dhe se vetëm me ndryshimin politik në zgjedhjet e vitit 2009 do të ndryshojë ky kurs.