Arti i ndriçimit shpaloset në Tiranë.
TIRANE- Ndriçimi është tashmë një art. Universitetet më të mira të arkitekturës në Evropën perëndimore e kanë përfshirë ndriçimin e ndërtesave dhe e studiojnë atë si një zhanër më vete të arkitekturës. Në vende të tilla si Gjermania dhe Franca sot flitet për inxhinieri ndriçimi, si një disiplinë më vetë e inxhinierisë së ndërtimit. Brezi i ri ndriçuesve “LED” po pushton ndërtesat më të famshme të kontinentit të vjetër. Markat e njohura ndërkombëtare si: Massive, Bright, Esseo, Lirio, Top Selection, produkte të njohura për cilësinë dhe standardet, të certifikuara në tregun e BE-së nuk janë tashmë të panjohura edhe për konsumatorin shqiptar. Aktualisht, në Shqipëri ndriçimi vijon të jetë gjithsesi një aspekt i neglizhuar e arkitekturës. Vitet e fundit janë përpjekje serioze nga ana e Bashkisë së Tiranës për të prezantuar forma të ndryshme ndriçimi pedonal në kryeqytet. Disa nga projektet e implementuara së fundmi nga kjo bashki në zonën e ish Bllokut kanë element integral të tyre ndriçimin dhe i japin kësaj pjesë të Tiranës një pamje vërtet bashkëkohore dhe mjaft moderne.
“Philips” prezantoi në Tiranë për herë të parë , produktet më të rezja të ndriçimit në “Tendencat e reja në tregun evropian të ndriçimit”. Në këtë aktivitet morën pjesë kompani të njohura shqiptare, studio arkitekture dhe projektimi, arkitektë dhe inxhinierë të kompanive të ndryshme të ndërtimit dhe përfaqësues të shoqatave të biznesit në vendin tonë.
Aktualisht, në Shqipëri ndriçimi vijon të jetë një aspekt i neglizhuar e arkitekturës. Vitet e fundit janë përpjekje serioze nga ana e Bashkisë së Tiranës për të prezantuar forma të ndryshme ndriçimi pedonal në kryeqytet. Disa nga projektet e implementuara së fundmi nga kjo bashki në zonën e ish Bllokut kanë element integral të tyre ndriçimin dhe i japin kësaj pjesë të Tiranës një pamje vërtet bashkëkohore dhe mjaft moderne.
(Balkanweb)