Kushtet higjienike, Godo “vë në punë” sanitaret e QSUT-së
Vizita e ministres së Shëndetësisë, Anila Godo, në pavijonin e hematologjisë pediatrike ka gjetur në gjendje të mjerueshme higjienën e spitaleve. Ndonëse vizitat e saj janë të herëpashershme në pavijonin ku ajo ka qenë shefe prej disa vitesh, kësaj radhe nuk e ka anashkaluar mungesën e higjienës. Menjëherë pas kësaj, siç sqarojnë burime nga QSUT-ja, drejtorja Gjeorgjina Kuli u ka tërhequr veshin sanitareve, të cilat janë vënë në aksion për pastrimin e pavijoneve.
Aksioni
Me ujë të bollshëm, detergjent dhe lecka të veçanta, sanitaret janë vënë dje në mesditë në aksion për pastrimin e shkallëve dhe korridoreve të spitaleve të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Mesdita e djeshme në QSUT më shumë se një pastrim rutinë, ngjante me një aksion të ndërmarrë pas një urdhri tejet të fortë.
Ashtu siç edhe pohojnë burimet, sanitaret kanë marrë urdhër nga drejtoria që të pastrojnë si asnjëherë më parë ambientet e QSUT-së. Dy deri në tri sanitare janë vënë në pastrimin e korridoreve, shkallëve dhe pavijoneve. Sipas tyre, lajmërimi ka qenë i papritur.
Menjëherë pas kësaj, ato kanë marrë në dorë fshesa, lecka dhe detergjente. Kjo punë u ka marrë disa orë duke bërë që të paktën për një ditë QSUT-ja të “shndriste” nga pastërtia.
Kjo, me sa shpjegon burimi, ka ardhur pas pakënaqësisë që ka shfaqur ministrja Godo gjatë vizitës së saj në pavijonin e hematologjisë, ku cilësohet se nuk ka qenë e kënaqur me nivelin e higjienës që mbahet në spitale.
Higjiena
Në të vërtetë, është për të ardhur keq që pastrime të tilla bëhen vetëm me urdhra dhe me aksione, pasi dihet shumë mirë që higjiena e spitaleve të QSUT-së lë shumë për të dëshiruar. Jo vetëm në korridore dhe pavijone, por problematike shumë-herë kanë qenë edhe sallat e operacioneve, kur këto të fundit për muaj me radhë kanë qenë tejet kërcënuese për jetën e atyre pacientëve që kryenin ndërhyrje kirurgjikale, aq sa disa prej tyre në pavijonin e kardiokirurgjisë janë mbyllur si shkak i ngarkesës së lartë mikrobiale, duke çuar deri në infektimin e plagëve të pacientëve. Nga ana tjetër, edhe vetë shërbimet dhe cilësia e QSUT-së është paragjykuar si shkak i mungesës së higjienës në këto spitale.
Për këtë dhe problematika të tjera që vuajnë aktualisht spitalet e Qendrës Spitalore Universitare në Tiranë po drejtojnë pacientët shqiptarë gjithnjë e më shumë drejt shërbimeve spitalore në privat ose jashtë shtetit.
Bregu i Lumit rikonstruktohet brenda tre muajsh
Nis rikonstruksioni i rrugës tek Bregu i Lumit. Një investim nga të ardhurat e Bashkisë së Tiranës, me vlerë rreth 28 milionë lekë do të bëjë të mundur rikonstruksionin e rrugës tek Bregu i Lumit. Rehabilitimi i kësaj rruge, e cila bën pjesë në territorin e njësisë bashkiake numër 11, do të jetë një tjetër shembull i vizionit të Bashkisë së Tiranës për një qytet të integruar.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, i pranishëm dje gjatë fillimit të punimeve u shpreh se “këtu jemi në skajin fundor të kësaj periferie të Tiranës për të mbajtur një premtim ndaj komunitetit, duke e plotësuar me këtë segment, ndërhyrjen tonë në infrastrukturë, nga ujësjellësi tek kanalizimi, rruga, trotuaret, në mënyrë që këta fëmijë të mund të jenë këmbësorë të pakërcënuar nga makinat, të moshuarit po ashtu, dhe nga ana tjetër makinat të mund të lëvizin lirisht”.
Qëllimi i kësaj ndërhyrje është transformimi cilësor i jetës së përditshme të komunitetit që banon në këtë zonë, duke i dhënë një cilësi të re urbane. Rruga ka një gjatësi prej rreth 600 metrash lineare dhe projektuesit kanë parashikuar zgjerimin e rrugës në të gjithë gjatësinë e saj, nga 5 në 7 metra, ndërkohë që në të dy krahët do të ndërtohen trotuare të reja me një gjerësi prej 1.5 metrash. Njëkohësisht është parashikuar të ndërtohet rrjeti i ri i kanalizimeve të ujërave të bardha dhe atyre të zeza, si dhe do të realizohet ndriçimi rrugor që mungon krejtësisht.
Kirurgët italianë
15 operacione në vit tek fëmijët me komplikacione urinale
Ekipi i urologëve pediatër italianë, të cilët asistojnë prej 10 vjetësh mjekësinë shqiptare, patën dje një takim me ministren e Shëndetësisë, Anila Godo. Ekipi i mjekëve italianë asiston pediatrinë shqiptare me kryerjen e ndërhyrjeve të vështira operacionale, më problematike tek fëmijët. Çdo vit ata kryejnë rreth 15 ndërhyrje të vështira tek fëmijët.
Doktor Gianantonio Manzoni, urolog pediatër, tha se "bashkëpunimi me pediatrinë shqiptare ka filluar prej 10 vjetësh për kryerjen e ndërhyrjeve të vështira tek fëmijët". "Ndërhyrjet që kryejmë janë gjithnjë më komplekse, dje p.sh. ekipi i mjekëve ka operuar një vajzë 14-vjeçare me një keqinformacion kompleks urinal, probleme të inkontinencës urinale", - tha doktor Manzoni.
Duke iu referuar takimit me ministren Godo, ai tha se "një pikë e diskutimeve në takim ishte dhe transplanti i veshkës në moshë pediatrike dhe në Shqipëri".
Doktor Manzoni dhe ekipi italian prej 10 vjetësh kryejnë ndërhyrje të vështira tek fëmijët dhe numri i personave që kanë operuar deri tani është i madh.
Sipas kirurgut pediatër, Dritan Alushani, "fëmijët operohen nga anomali dhe kongjentale të lindura, të cilat janë të rralla ose edhe të shpeshta".
Në vendin tonë regjistrohen rreth 300 raste në vit të deformimeve tek fëmijët, 15 ndër të cilat asistohen nga ekipi i mjekëve urologë pediatër italianë.