E Diel, 1 Nëntor 2026

MASH: Sivjet, 15 tituj te rinj librash per shkollat profesionale

Dita e hene do te jete nje dite e ngjeshur edhe per te gjitha shkollat e arsimit parauniversitar. Kjo, per shkak se pikerisht ne kete dite, pra me 27 gusht, nis shperndarja e teksteve shkollore. Ministria e Arsimit, Shkences dhe Teknologjise ka nisur per te gjitha shkollat profesionale disa tekste speciale, rreth 15 tituj qe fillojne te shperndahen pas dy ditesh. Pas shume vitesh, MASH konfirmon shitjen e ketyre lendeve speciale per shkollat profesionale. Keshtu, nxenesit do te kene mundesi qe t'i terheqin keto tituj te rinj librash, si dhe te gjitha llojet e tjere te librave duke filluar nga dita e hene me 27 gusht, deri me 16 shtator. Nxenesit mund t'i blejne tekstet prane shkollave, ne te cilat jane regjistruar, ku mund t'i gjejne te afishuar edhe cmimet e tyre. Sipas burimeve nga drejtorite e shkollave te kryeqytetit, librat me te ngarkuar vazhdojne te jene matematika, fizika dhe kimia. Ndersa cmimet mesohet te jene te percaktuara ne referencat midis Ministrise se Arsimit dhe Shkences dhe shtepive botuese. Megjithate, ato kane nje limit te percaktuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›